Kapitulli 32Pjetri Dëshmon për KrishtinJezusi i pyeti dishepujt e Tij se kush mendonin njerëzit se ishte Ai.Mateu 16:13; Marku 8:27; Lluka 9:18Dishepujt u përgjigjën se disa njerëz mendonin se Jezusi ishte Gjon Pagëzori. Të tjerë mendonin se Ai ishte një profet i Dhiatës së Vjetër që ishte ngjallur.Mateu 16:14; Marku 8:28; Lluka 9:19Jezusi i pyeti dishepujt e Tij se kush mendonin ata se ishte Ai. Pjetri tha: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë.”Mateu 16:15-16; Marku 8:29; Lluka 9:20Jezusi shpjegoi se dëshmia e Pjetrit nuk kishte ardhur nga të mësuarit prej njerëzve. Dëshmia e tij kishte ardhur nga zbulesa prej Perëndisë.Mateu 16:17Jezusi i premtoi Pjetrit se Ai do t’i jepte atij priftërinë dhe autoritetin të udhëhiqte Kishën e Tij. Pastaj Pjetri dhe dishepujt do të kishin autoritetin të ngrinin Kishën e Jezusit në tokë.Mateu 16:18-19Jezusi u tha dishepujve të Tij të mos i tregonin njeriu se Ai ishte Krishti. Së pari, Ai ishte e nevojshme të vuante, të vritej dhe të ngrihej nga vdekja në ditën e tretë.Mateu 16:20; Marku 8:30-31; Lluka 9:21-22