Alegoria e TretëBiri i HumburNjë burrë kishte dy djem. Burri premtoi t’ua jepte paratë e tij atyre kur të vdiste. Djali më i ri nuk donte të priste. Ai i kërkoi babait pjesën e tij të parave. Babai ia dha.Lluka 15:11-12Djali i mori paratë dhe u largua nga shtëpia. Ai shkoi në një vend tjetër. Biri mëkatoi përsëri dhe përsëri. Ai i shpenzoi të gjitha paratë.Lluka 15:13Më në fund djali nuk kishte më para për të blerë ushqim. Ai ishte shumë i uritur. Ai i kërkoi një burri ta ndihmonte. Burri e mori në punë për të ushqyer derrat e tij.Lluka 15:14-15Biri ishte aq i uritur saqë donte të hante ushqimin e derrave. Ai e dinte se shërbëtorët në shtëpinë e babait të tij kishin ushqim më të mirë për të ngrënë se sa ai.Lluka 15:16-17Ai vendosi të pendohej dhe të kërkonte të ishte shërbëtor në shtëpinë e babait të tij. Kur djali shkoi në shtëpi, babai i tij e pa duke ardhur.Lluka 15:18-20Babai vrapoi ta takonte birin e tij. Ai i hodhi krahët në qafë dhe e puthi.Lluka 15:20Biri i tregoi babait se ai kishte mëkatuar. Ai ndieu se nuk ishte i denjë të quhej biri i atit të tij.Lluka 15:21Babai i tha një shërbëtori të sillte veshjet më të mira dhe ja veshi djalit. Shërbëtori i veshi këpucë djalit dhe i vuri një unazë në gisht.Lluka 15:22Babai i tha shërbëtorit të përgatiste një festë. Ai donte që të gjithë të festonin. Biri që kishte mëkatuar ishte penduar dhe ishte kthyer në shtëpi.Lluka 15:23-24Biri më i madh ishte duke punuar në fushë. Kur erdhi në shtëpi, ai dëgjoi muzikë dhe kërcime. Një shërbëtor i tregoi atij, se vëllai i tij më i ri kishte ardhur në shtëpi. Babai i tij donte që të gjithë të festonin.Lluka 15:25-27Biri më i madh u inatos dhe nuk donte të futej në shtëpi. Babai i tij doli jashtë për të folur me të.Lluka 15:28Babai ishte mirënjohës që biri më i madh kishte qëndruar gjithnjë me të. Çdo gjë që kishte babai do të ishte e tija. Babai tha gjithashtu se ishte e drejtë të festohej. Ai ishte i lumtur që biri i tij më i ri ishte penduar dhe kthyer në shtëpi.Lluka 15:31-32Jezusi ua tregoi farisenjve këto tre alegori sepse Ai donte që ata të dinin se sa shumë e do Ati Qiellor çdo njeri. Ai i do njerëzit që i binden Atij. Ai gjithashtu do mëkatarët, por Ati Qiellor nuk mund t’i bekojë ata derisa të jenë penduar. Ai do që mëkatarët të pendohen dhe të rikthehen tek Ai. Dhe Ai do që ne t’i ndihmojmë ata që ta bëjnë këtë dhe të jenë të lumtur kur të rikthehen.Gjoni 3:16-17