“Jona, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)
“Jona, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër
Jona 1–4
Jona, Profeti
Të mësojmë t’i mirëbesojmë mëshirës së Zotit
Jona ishte profet. Zoti i tha atij të paralajmëronte njerëzit në Ninive se qyteti i tyre do të shkatërrohej nëse ata nuk pendoheshin.
Por njerëzit e Ninives ishin armiq të izraelitëve. Jona nuk donte t’u predikonte atyre. Prandaj ai hipi në një anije për të lundruar larg Ninives.
Ndërkohë që Jona ishte në anije, erdhi një stuhi e madhe. Burrat në anije kishin frikë për jetën e tyre. Ata i kërkuan Jonës t’i lutej Zotit që t’i shpëtonte.
Jona e dinte që Zoti e dërgoi stuhinë, sepse ai po largohej nga ajo që Zoti i kërkoi të bënte. Jona donte t’i shpëtonte njerëzit në anije. Ai tha që nëse e hidhnin në det atë, stuhia do të fashitej.
Burrat nuk dëshironin ta hidhnin Jonën në det. Ata u përpoqën të vozitnin për ta sjellë anijen drejt tokës, por stuhia ishte tepër e madhe. Përfundimisht ata e hodhën Jonën në det.
Stuhia u fashit. Por atëherë Jonën e gëlltiti një peshk i madh.
Jona ishte brenda barkut të peshkut për tri ditë dhe tri net. Gjatë asaj kohe, Jona u lut dhe u pendua. Ai dëshironte të bënte atë që ishte e drejtë dhe t’ia vinte veshin Zotit. Zoti i dëgjoi lutjet e Jonës dhe bëri që peshku ta villte Jonan në breg.
Zoti përsëri i tha Jonas t’u predikonte njerëzve të Ninives. Këtë herë Jona u bind. Ai shkoi në Ninive dhe u tha njerëzve të pendoheshin ose Zoti do ta shkatërronte qytetin e tyre. Mbreti dhe njerëzit e tij u penduan. Zoti i fali dhe nuk e shkatërroi Niniven.
Por Jona u zhgënjye që njerëzit nuk ishin shkatërruar. Ai nuk mendonte se ata e meritonin të faleshin.
Për t’i dhënë një mësim Jonës, Zoti rriti një bimë për t’i bërë hije Jonës nga dielli. Më pas bima u tha dhe Jonës i erdhi keq për bimën.
Zoti po i jepte Jonës një mësim rreth fëmijëve të Tij. Jona mësoi se ai duhej të trishtohej kur njerëzit nuk pendoheshin dhe se duhej të ishte i lumtur kur ata pendoheshin.