Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jozueu, Profeti


“Jozueu, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër (2022)

“Jozueu, Profeti”, Tregime nga Dhiata e Vjetër

Ligji i Përtërirë 10; 3134; Jozueut 1; 3–6; 10–11; 2124

Jozueu, Profeti

Një provë e fundit përpara se të hynin në tokën e premtuar

Jozueu duke u lutur

Zoti e thirri Jozueun që të ishte profeti i ri pasi profeti Moisi u mor në qiell. Ndërkohë që izraelitët kishin fushuar pranë lumit Jordan, Zoti tha se ishte koha që ata të shpërnguleshin drejt tokës së premtuar.

Ligji i Përtërirë 34:1–9; Jozueut 1:1–4; Alma 45:19

njerëz të ligj në Kanaan

Toka e premtuar ishte në Kanaan, por atje jetonin njerëz të ligj. Zoti i tha Jozueut të ishte i fortë dhe i guximshëm. Me ndihmën e Zotit, izraelitët mund ta pushtonin tokën e Kanaanit.

Jozueut 1:1–9

izraelitët te lumi Jordan

Jozueu grumbulloi një ushtri. Zoti u tha atyre të mbartnin pllakat prej guri me Dhjetë Urdhërimet dhe shkrime të tjera të shenjta. Priftërinjtë i mbartnin këto sende të shenjta në një kuti që quhej arka e besëlidhjes. Më pas ushtria u përgatit të kalonte lumin Jordan. Lumi ishte i thellë dhe rridhte me të shpejtë.

Ligji i Përtërirë 10:5; 31:25–26; Jozueut 1:10–11; 3:1–11

Jozueu, profeti

Jozueu u premtoi izraelitëve se Zoti do t’i ndihmonte ta kalonin lumin.

Jozueut 3:10–13

ujë që largohet nga këmba

Jozueu u kërkoi 12 priftërinjve që ta merrnin arkën e besëlidhjes dhe të futeshin në ujë. Menjëherë sapo priftërinjtë futën këmbët në lumë, uji u nda në mes.

Jozueut 3:12–17

izraelitët duke mbajtur arkën e besëlidhjes në shtratin e thatë të lumit, disa veta duke mbledhur gurë

Izraelitët e kaluan lumin në tokë të thatë. Jozueu u kërkoi izraelitëve të merrnin 12 gurë nga shtrati i thatë i lumit. Ai i vuri njëri mbi tjetrin gurët për t’u kujtuar izraelitëve mrekullinë e Zotit atë ditë.

Jozueut 3:17; 4:1–24

izraelitët duke marshuar drejt qytetit

Jozueu e udhëhoqi ushtrinë izraelite drejt tokës së Kanaanit. Ata mbërritën në një qytet të quajtur Jeriko. Qyteti ishte shumë i fortë dhe kishte mure të larta. Zoti i tregoi Jozueut se si ta pushtonte Jerikon. Ai tha se izraelitët duhej të marshonin rreth e rrotull Jerikos çdo ditë për gjashtë ditë. Jozueu iu bind Zotit.

Jozueut 5:13–15; 6:1–5

priftërinj duke mbajtur arkën e besëlidhjes, të tjerë duke u rënë borive prej briri

Jozueu u tha priftërinjve ta mbartnin arkën e besëlidhjes përpara izraelitëve. Çdo ditë, ushtria marshonte rreth e rrotull Jerikos dhe shtatë priftërinj u binin borive prej briri. Gjithë izraelitët e tjerë rrinin në heshtje.

Jozueut 6:6–14

izraelitët duke bërtitur, muri duke rënë

Në ditën e shtatë, ushtria marshoi rreth e rrotull Jerikos shtatë herë. Teksa priftërinjtë u binin borive prej briri, Jozueu u tha izraelitëve të bërtitnin. Papritur muret e Jerikos u rrëzuan përtokë dhe ushtria e Jozueut mori qytetin.

Jozueut 6:15–16, 20

Jozueu duke u folur njerëzve në qytet

Zoti i ndihmoi izraelitët, ashtu siç premtoi. Ushtria e Jozueut vazhdoi të pushtonte tokën e Kanaanit dhe izraelitët filluan të jetonin atje. Jozueu u kujtoi atyre mrekullitë dhe premtimet e Zotit. Ai u kërkoi izraelitëve të zgjidhnin që t’i shërbenin Zotit.

Jozueut 10:42; 11:23; 21:43–45; 24:15