Zotohuni
Si do të përparoj çdo ditë?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Zotohuni.
-
Lexoni:Çdo javë, ne zgjedhim një “partner në veprim”. Ky është një anëtar grupi që do të na ndihmojë të mbajmë zotimet tona. Partnerët në veprim duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë javës dhe t’i raportojnë njëri-tjetrit për përparimin e tyre. Përgjithësisht, partnerët në veprim janë të së njëjtës gjini dhe nuk janë pjesëtarë të një familjeje.
-
Ushtrohuni:Zgjidhni partnerin tuaj në veprim. Vendosni se kur dhe si do të komunikoni me njëri-tjetrin.
Emri i partnerit në veprim
Informacion kontakti
Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni që t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.
ZOTIMET E MIA |
---|
Unë do të kryej çdo aktivitet të Hartës së Suksesit të biznesit (shih faqet 13–14). |
Unë do të marr një fletore shënimesh të biznesit dhe do ta sjell në mbledhjen tonë të radhës. |
Unë do ta arrij synimin javor të biznesit tim: |
Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime. |
Do t’u shtoj kursimeve të mia – qoftë edhe një a dy monedha. |
Do ta raportoj te partneri im në veprim. |
Nënshkrimi im
Nënshkrimi i partnerit në veprim
Si do ta raportoj përparimin tim?
-
Shihni:“Action and Commitment” [“Veprim dhe Zotim”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 12.)
-
Ushtrohuni:Përpara mbledhjes së radhës, përdoreni këtë tabelë zotimi për të shënuar përparimin tuaj. Në kutitë më poshtë, shkruani “Po”, “Jo”, ose numrin e herëve që e përmbushët zotimin.
Veprimtari të përditshme të plotësuara të Hartës së Suksesit të Biznesit (Shkruaj nr. e ditëve)
Solla një fletore shënimesh të biznesit (Po/Jo)
E arrita synimin javor të biznesit (Po/Jo)
E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)
I shtova kursimet (Po/Jo)
Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)
-
Lexoni:Gjithashtu, kujtohuni t’i gjurmoni shpenzimet tuaja vetjake në anën e prapme të broshurës suaj Shtegu im drejt Mbështetjes te Vetja.
-
Lexoni:Në mbledhjen e radhës të grupit tonë, ndërmjetësi do të vizatojë në dërrasë një tabelë zotimesh (si ajo më lart). Ne do të mbërrijmë 10 minuta më përpara se të fillojë mbledhja dhe do ta shkruajmë përparimin tonë te tabela.
Zgjidheni dikë që të ndërmjetësojë temën te broshura Themeli Im javën tjetër. Kërkojini atij apo asaj që të lexojë pjesën e brendshme të kapakut të përparmë të kësaj fletoreje pune për të mësuar se çfarë bëjnë ndërmjetësit. Ai ose ajo duhet të jetë ndërmjetës në të njëjtën mënyrë siç bëri edhe ndërmjetësi sot:
-
Ftojeni Shpirtin; ftojini anëtarët e grupit ta kërkojnë Shpirtin.
-
Mirëbesojuni materialeve; mos u shtoni gjë; thjesht bëni atë që thonë.
-
Kontrollojeni kohën.
-
Shtoni gjallëri; zbavituni!
-
-
Ushtrohuni:Kush do të donte të fitonte një certifikatë sipërmarrjeje biznesi nga LDS Business College në Solt-Lejk-Siti, Juta, Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kthehuni te faqet 197–198 dhe lexojini me radhë kushtet.
-
Lexoni:Kërkojini dikujt të bëjë lutjen e mbylljes.