Kapitulli 25
Me Ardhjen e Dytë, kryelarti dhe i ligu do të digjen si kashta në arë—Elia do të kthehet para asaj dite të madhe dhe të tmerrshme—Krahaso Malakia 4. Rreth 34 pas K.
1 Pasi vini re, vjen dita që do të djegë si një furrë; dhe gjithë kryelartët, po, dhe të gjithë ata që bëjnë ligësi do të jenë si kashtë; dhe dita që vjen i djeg—thotë Zoti i Ushtrive—dhe nuk do t’u mbetet as rrënjë as degë.
2 Por, për ju që i trembeni emrit tim, Biri i Drejtësisë do të ngrihet me shërim në krahët e tij; dhe ju do të shkoni përpara dhe do të rriteni si viça stalle.
3 Dhe ju do t’i shkelni nën këmbët tuaja të ligjtë; pasi ata do të jenë hi nën shputat e këmbëve tuaja, në ditën që do ta bëj këtë—thotë Zoti i Ushtrive.
4 Mbani mend ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim, të cilit ia urdhërova në Horeb, me statutet dhe gjykimet për gjithë Izraelin.
5 Vini re, unë do t’ju dërgoj Elijan, profetin, para ardhjes së ditës së madhe dhe të tmerrshme të Zotit.
6 Dhe ai do të kthejë zemrat e etërve te bijtë dhe zemrat e bijve tek etërit e tyre, në qoftë se unë nuk vij dhe e godas tokën me një mallkim.