Kapitulli 5
Jakobi citon Zenosin në lidhje me alegorinë e pemëve të ullirit të butë dhe të egër—Ato janë një ngjashmëri e Izraelit dhe Johebrenjve—Shpërndarja dhe mbledhja e Israelit janë parashikuar—Aluzione bëhen për Nefitët dhe Lamanitët dhe për të gjithë shtëpinë e Izraelit—Johebrenjtë do të shartohen në Izrael—Përfundimisht vreshti do të digjet. Rreth 544–421 para K.
1 Vini re, vëllezërit e mi, a nuk mbani mend të keni lexuar fjalët e profetit Zenos të cilat ai i foli për shtëpinë e Izraelit, duke thënë:
2 Dëgjoni, O ju shtëpia e Izraelit dhe dëgjoni fjalët e mia, të një profeti të Zotit.
3 Pasi vini re, kështu thotë Zoti, unë do të të krahasoj ty, O shtëpi e Izraelit, me një pemë ulliri të butë të cilën një njeri e mori dhe e ushqeu në vreshtin e tij; dhe ajo u rrit dhe u vjetërua, dhe filloi të kalbet.
4 Dhe ndodhi që pronari i vreshtit vajti dhe ai pa se pema e tij e ullirit filloi të kalbej; dhe ai tha: Unë do ta krasit dhe do të gërmoj rreth saj, dhe do ta ushqej, që ndoshta ajo të mund të nxjerrë degë të reja dhe të njoma dhe të mos thahet.
5 Dhe ndodhi që ai e krasiti atë dhe gërmoi rreth saj dhe e ushqeu atë sipas fjalës së tij.
6 Dhe ndodhi që pas shumë ditësh, ajo filloi paksa të lëshonte degë të vogla dhe të njoma; por, vini re, trungu kryesor i saj filloi të thahej.
7 Dhe ndodhi që pronari i vreshtit e pa dhe i tha shërbëtorit të tij: Më hidhëron që ta humb këtë pemë; prandaj, shko dhe këput degët nga një pemë ulliri e egër, dhe m’i sill mua këtu; dhe ne do t’i këpusim këto degë kryesore që po fillojnë të thahen dhe do t’i hedhim në zjarr, që ato të mund të digjen.
8 Dhe vini re, tha Zoti i vreshtit, unë po heq shumë prej këtyre degëve të reja dhe të njoma dhe unë do t’i shartoj ku të dua; dhe nuk ka rëndësi nëse ndodh që rrënja e kësaj peme do të thahet, unë mund ta ruaj frutin e saj për vete; prandaj, do të marr këto degët e reja dhe të njoma dhe do t’i shartoj aty ku dua.
9 Merr degët e ullirit të egër dhe shartoji në vend të tyre; dhe këto që unë kam hequr, unë do t’i hedh në zjarr dhe do t’i djeg që të mos zënë vendin e vreshtit tim.
10 Dhe ndodhi që shërbëtori i Zotit të vreshtit, bëri sipas fjalës së Zotit të vreshtit dhe shartoi degët e pemës së ullirit të egër.
11 Dhe Zoti i vreshtit bëri që të gërmohej rreth e përqark dhe të krasitej dhe të ushqehej, duke i thënë shërbëtorit të tij: Më hidhëron që unë ta humb këtë pemë; prandaj e bëra këtë gjë, që të ruaj rrënjët e saj, që ato të mos thahen që unë të mund t’i ruaj për veten time.
12 Kështu që, shko udhës tënde; kujdesu për pemën dhe ushqeje atë, sipas fjalëve të mia.
13 Dhe këto unë do t’i vë në pjesën më të veçuar të vreshtit tim, se ku do t’i vë, nuk ka rëndësi për ty; dhe unë këtë e bëj që unë të mund të ruaj për vete degët natyrale të pemës; dhe gjithashtu, që unë të mund të ruaj për vete frutat për stinën; pasi më hidhëron që unë ta humb këtë pemë dhe frutin e saj.
14 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit shkoi udhës së tij dhe i fshehu degët natyrale të pemës së ullirit të butë në pjesët më të largëta të vreshtit, disa në një dhe disa në një tjetër, sipas vullnetit dhe dëshirës së tij.
15 Dhe ndodhi që një kohë e gjatë kaloi; dhe Zoti i vreshtit i tha shërbëtorit të tij: Eja, le të shkojmë poshtë në vresht, që ne të mund të punojmë në vresht.
16 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit dhe gjithashtu shërbëtori shkuan në vresht për të punuar. Dhe ndodhi që shërbëtori i tha pronarit të tij: Vër re, shiko këtu; shiko pemën.
17 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit shikoi dhe vuri re pemën në të cilën degët e ullirit të egër ishin shartuar; dhe ato ishin rritur dhe kishin filluar të bënin fruta. Dhe ai vuri re se ato ishin të mira; dhe fruti i saj ishte sikurse fruti natyral.
18 Dhe ai i tha shërbëtorit: Vër re, degët e ullirit të egër kanë marrë lëngun e rrënjëve të saj, që rrënja e saj ka sjellë shumë fuqi; dhe për shkak të fuqisë së madhe të rrënjës së saj, degët e egra kanë dhënë fruta të buta. Tani, në qoftë se nuk do t’i kishim shartuar këto degë, pema do të ishte tharë. Dhe tani, vër re, unë do të ruaj shumë fruta që pema ka dhënë; dhe frutin e saj unë do ta ruaj për stinën për veten time.
19 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit i tha shërbëtorit: Eja, le të shkojmë në pjesën më të largët të vreshtit dhe të vëmë re në qoftë se degët natyrale të pemës nuk kanë dhënë gjithashtu shumë frut që unë të mund të ruaj nga fruti i saj për stinën, për veten time.
20 Dhe ndodhi që ata shkuan atje ku pronari kishte fshehur degët natyrale të pemës dhe ai i tha shërbëtorit: Vër re këto; dhe ai vuri re të parën që kishte dhënë shumë frut; dhe ai vuri re gjithashtu se ishte i mirë. Dhe ai i tha shërbëtorit: Merr nga ky frut dhe ruaje për stinën, që unë të mund ta ruaj për veten time; pasi vër re, tha ai, këtë kohë të gjatë unë e kam ushqyer atë dhe ajo ka dhënë shumë frut.
21 Dhe ndodhi që shërbëtori i tha pronarit të tij: Po si erdhe këtu për të mbjellë këtë pemë, ose këtë degë të pemës? Pasi vër re, ky ishte vendi më i varfër në të gjithë tokën e vreshtit tënd.
22 Dhe Zoti i vreshtit i tha atij: Mos më këshillo; unë e dija se ishte një copë e varfër toke; prandaj, unë të thashë që unë e kam ushqyer atë këtë kohë të gjatë dhe ti shikon që ajo ka dhënë shumë frut.
23 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit i tha shërbëtorit të tij: Shiko këtu; vër re, unë kam mbjellë një degë tjetër të pemës gjithashtu; dhe ti e di se kjo copë toke ishte edhe më e varfër se e para. Por, vër re pemën. Unë e kam ushqyer atë këtë kohë të gjatë dhe ajo ka dhënë shumë frut; prandaj, mblidhe atë dhe ruaje për stinën, që unë të mund ta ruaj atë për veten time.
24 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit i tha përsëri shërbëtorit të tij: Shiko këtu dhe vër re një degë tjetër gjithashtu që unë kam mbjellë; shiko që unë e kam ushqyer atë gjithashtu dhe ajo ka dhënë frut.
25 Dhe ai i tha shërbëtorit: Shiko këtu dhe vër re të fundit. Vër re, këtë unë e kam mbjellë në një copë të mirë toke; dhe unë e kam ushqyer atë në këtë kohë të gjatë dhe vetëm një pjesë e pemës ka dhënë frut të butë, dhe pjesa tjetër e pemës ka dhënë frut të egër; vër re, unë e kam ushqyer këtë pemë sikurse të tjerat.
26 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit i tha shërbëtorit: Këputi degët që nuk kanë dhënë frut të mirë dhe hidhi në zjarr.
27 Por, vër re, shërbëtori i tha atij: Le ta krasitim dhe ta gërmojmë përreth dhe ta ushqejmë edhe pak kohë më gjatë, se ndoshta ajo mund të të japë frut të mirë, që mund ta ruash për stinën.
28 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit dhe shërbëtori i Zotit të vreshtit ushqyen gjithë frutin e vreshtit.
29 Dhe ndodhi që një kohë e gjatë kishte kaluar dhe Zoti i vreshtit i tha shërbëtorit të tij: Eja, le të shkojmë poshtë në vresht, që ne të mund të punojmë përsëri në vresht. Pasi, vër re, koha afrohet dhe fundi vjen shpejt; prandaj, unë duhet të mbledh frutin për stinën për veten time.
30 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit dhe shërbëtori shkuan poshtë në vresht; dhe ata erdhën te pema, degët natyrale të së cilës ishin këputur dhe degët e egra ishin shartuar në të; dhe vini re, të gjitha llojet e frutave e mbushnin pemën.
31 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit shijoi nga fruti, çdo lloj sipas numrit të tij. Dhe Zoti i vreshtit tha: Vini re, këtë kohë të gjatë e kemi ushqyer këtë pemë dhe unë kam mbledhur për veten time shumë frut për stinën.
32 Por vër re, këtë herë ajo ka dhënë shumë frut dhe nuk ka asnjë prej tij që është i mirë. Dhe vër re, ka të gjitha llojet e frutave të këqija; dhe nuk më jep asnjë përfitim, me gjithë punën tonë; dhe tani, më hidhëron që unë ta humb këtë pemë.
33 Dhe Zoti i vreshtit i tha shërbëtorit: Çfarë do t’i bëjmë ne pemës, që unë të mund të ruaj përsëri frutin e mirë të saj për veten time?
34 Dhe shërbëtori i tha pronarit të tij: Vër re, meqë ti shartove në të degët e pemës së ullirit të egër, ato kanë ushqyer rrënjët, që ato të jenë gjallë dhe ato nuk janë tharë; prandaj, ti vëren se ato janë akoma të mira.
35 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit i tha shërbëtorit të tij: Pema nuk më sjell ndonjë përfitim dhe rrënjët e saj nuk më sjellin ndonjë përfitim, përderisa ajo më jep frut të lig.
36 Megjithatë, unë e di që rrënjët janë të mira dhe për një synim timin unë i kam ruajtur ato; dhe për shkak të fuqisë së madhe të tyre, ato kanë sjellë deri tani frut të mirë nga degët e egra.
37 Por vër re, degët e egra janë rritur dhe kanë kapërcyer rrënjët e saj; dhe meqë degët e egra kanë tejkaluar rrënjët, ajo ka dhënë shumë frut të lig; dhe meqë ajo ka dhënë shumë frut të lig, ti shikon se ajo fillon të thahet; dhe së shpejti do të jetë gati, që ajo të mund të hidhet në zjarr, në qoftë se ne nuk bëjmë diçka për të për ta ruajtur.
38 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit i tha shërbëtorit të tij: Le të shkojmë poshtë në pjesët më të largëta të vreshtit dhe të shikojmë në qoftë se degët natyrale kanë dhënë gjithashtu frut të lig.
39 Dhe ndodhi që ata shkuan poshtë në pjesët më të largëta të vreshtit. Dhe ndodhi që ata vunë re se fruti i degëve natyrale ishte prishur gjithashtu; po, e para dhe e dyta dhe gjithashtu e fundit; dhe ato të gjitha ishin bërë të prishura.
40 Dhe fruti i egër i të fundit kishte tejkaluar atë pjesë të pemës që jepte frut të mirë, madje sa dega ishte tharë dhe ishte vyshkur.
41 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit qau dhe i tha shërbëtorit: Çfarë mund të kisha bërë unë më shumë për vreshtin tim?
42 Vër re, unë e dija që i gjithë fruti i vreshtit, me përjashtim të këtyre, ishte prishur. Dhe tani, të gjitha këto që kishin bërë dikur frut të mirë, janë prishur gjithashtu; dhe tani të gjitha pemët e vreshtit tim nuk vlejnë për asgjë, veçse të priten dhe të hidhen në zjarr.
43 Dhe vër re këtë të fundit, dega e së cilës është tharë, unë e mbolla në një pjesë të mirë toke; po, madje ajo që ishte zgjedhur për mua mbi të gjitha pjesët e tjera të tokës së vreshtit tim.
44 Dhe ti vure re se unë e preva atë që pengonte këtë copë toke, që unë mund ta mbillja këtë pemë në vend të saj.
45 Dhe ti vure re, se një pjesë e saj dha frut të mirë dhe një pjesë e saj dha frut të egër; dhe pasi unë nuk i këputa degët e saj dhe nuk i hodha në zjarr, vër re ato kanë mundur degën e mirë, e cila është tharë.
46 Dhe tani, vër re, me gjithë kujdesin që ne kemi treguar për vreshtin tim, pemët e tij janë bërë të prishura, që ato nuk japin frut të mirë; dhe këto unë kisha shpresuar t’i ruaja, të bënin frut për stinën për veten time. Por vër re, ato janë bërë sikurse pema e egër e ullirit dhe ato nuk kanë vlerë, veçse të priten dhe të hidhen në zjarr; dhe më vjen keq që unë duhet t’i humb ato.
47 Por, çfarë mund të kisha bërë më shumë në vreshtin tim? A mos e kam ngadalësuar dorën për ta ushqyer? Jo, unë e kam ushqyer dhe unë kam gërmuar rreth tij dhe unë e kam krasitur, dhe unë e kam plehëruar; dhe unë kam shtrirë dorën gjatë gjithë ditës dhe fundi po afrohet. Dhe më hidhëron që unë duhet t’i pres të gjitha pemët e vreshtit tim dhe t’i hedh në zjarr që ato të digjen. Kush ma ka prishur vreshtin tim?
48 Dhe ndodhi që shërbëtori i tha pronarit të tij: A mos është lartësia e vreshtit tënd—a nuk kanë mundur degët, rrënjët që janë të mira? Dhe meqë degët kanë mundur rrënjët e tyre, vër re, ato u rritën më shpejt se fuqia e rrënjëve, duke marrë fuqi për vete. Vër re, unë them, a nuk është ky shkaku që pemët e vreshtit tënd janë bërë të prishura?
49 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit i tha shërbëtorit: Le të shkojmë dhe të presim pemët e vreshtit dhe t’i hedhim në zjarr, që ato të mos zënë tokën e vreshtit tim pasi unë kam bërë gjithçka. Çfarë të kisha bërë më shumë për vreshtin tim?
50 Por, vër re, shërbëtori i tha Zotit të vreshtit: Mbaje atë pak më gjatë.
51 Dhe Zoti tha: Po, unë do ta mbaj pak më gjatë, pasi më hidhëron që unë duhet t’i humb pemët e vreshtit tim.
52 Prandaj, le të marrim nga degët e këtyre, që unë kam mbjellë në pjesët më të largëta të vreshtit tim dhe le t’i shartojmë në pemën prej nga ato erdhën; dhe le të heqim nga pema ato degë, fruti i t’i cilave është më i hidhur dhe të shartojmë degët natyrale të pemës në vend të tyre.
53 Dhe këtë unë do ta bëj që pema të mos thahet, që ndoshta, unë mund të ruaj për vete rrënjët e saj për një synim timin.
54 Dhe vër re, rrënjët e degëve natyrale të pemës, që unë mbolla ku desha, janë akoma të gjalla; prandaj, që të mund t’i ruaj ato gjithashtu për një synim timin, unë do të marr nga degët e kësaj peme dhe do t’i shartoj ato. Po, unë do të shartoj në to degët e pemës së tyre mëmë, që të mund të ruaj rrënjët gjithashtu për veten time, që kur ato të jenë mjaft të forta, ndoshta ato mund të më japin frut të mirë dhe unë mund të kem lavdi akoma në frutin e vreshtit tim.
55 Dhe ndodhi që ata morën nga pema natyrale që ishte bërë e egër dhe i shartuan në pemët natyrale që gjithashtu ishin bërë të egra.
56 Dhe ata gjithashtu morën nga pemët natyrale që ishin bërë të egra dhe i shartuan në pemën e tyre mëmë.
57 Dhe Zoti i vreshtit i tha shërbëtorit: Mos i këput degët e egra nga pemët, por vetëm ato që janë më të hidhura; dhe ato do t’i shartojmë sipas asaj që unë kam thënë.
58 Dhe ne do t’i ushqejmë përsëri pemët e vreshtit dhe do të krasitim degët e tyre, dhe do të këputim nga pemët ato degë që janë pjekur, që duhet të thahen dhe t’i hedhim ato në zjarr.
59 Dhe këtë unë e bëj që ndoshta rrënjët të mund të marrin fuqi për shkak të mirësisë së tyre; dhe për shkak të ndryshimit të degëve, të mirat mund të mposhtin të ligat.
60 Dhe, meqë unë kam ruajtur degët natyrale dhe rrënjët e tyre dhe kam shartuar përsëri degët natyrale në pemën e tyre mëmë, dhe kam ruajtur rrënjët e pemës së tyre mëmë, që ndoshta, pemët e vreshtit tim të mund të sjellin përsëri frut të mirë; dhe që unë të mund të kem gëzim përsëri në frutin e vreshtit tim dhe që ndoshta, unë të mund të gëzohem jashtëzakonisht, që unë kam ruajtur rrënjët dhe degët e frutit të parë—
61 Kështu që, shko dhe thirr shërbëtorë, që ne të mund të punojmë zellshmërisht me fuqinë tonë në vresht, që të mund të përgatitim udhën që unë të mund të sjell përsëri frutin natyral, frut natyral i cili është i mirë dhe më i çmueshmi mbi çdo frut tjetër.
62 Kështu që, le të shkojmë dhe të punojmë me fuqinë tonë këtë herë të fundit, pasi vini re, fundi afrohet dhe kjo është për herë të fundit që unë do të krasit vreshtin tim.
63 Sharto degët; fillo nga të fundit që ato të mund të jenë të parat dhe që të parat të jenë të fundit dhe gërmo tokën rreth pemëve qofshin të vjetra dhe të reja, të parat dhe të fundit; dhe të fundit dhe të parat, që të gjitha të mund të ushqehen edhe një herë për të fundit herë.
64 Kështu që, gërmoni rreth tyre dhe i krasitni ato, dhe i plehëroni ato edhe një herë, për herë të fundit, pasi fundi afron. Dhe po qe se këto shartime të fundit do të rriten dhe të bëjnë frut natyral, atëherë përgatitni udhën për ato, që ato të mund të rriten.
65 Dhe, ndërsa ato fillojnë të rriten, ju duhet të pastroni degët që bëjnë frut të hidhur, sipas fuqisë dhe masës së të mirave; dhe ju nuk duhet të pastroni të këqijat e tyre të gjitha menjëherë, përndryshe rrënjët nuk do të jenë shumë të forta për shartim dhe shartimi do t’i thajë dhe unë i humb pemët e vreshtit tim.
66 Pasi më hidhëron që unë duhet të humb pemët e vreshtit tim; prandaj ju do të pastroni të këqijat, për aq sa të mirat do të rriten, që rrënja dhe maja mund të jenë njësoj në fuqi, derisa të mirat do të mundin të këqijat dhe të këqijat të priten dhe të hidhen në zjarr, që ato të mos pengojnë tokën e vreshtit tim; dhe kështu unë do t’i fshij të këqijat nga vreshti im.
67 Dhe degët e pemës natyrale unë do t’i shartoj përsëri në pemën natyrale.
68 Dhe degët e pemës natyrale unë do t’i shartoj në degët natyrale të pemës; dhe kështu unë do t’i sjell së bashku përsëri, që ato të japin frut natyral dhe ato do të jenë një.
69 Dhe të këqijat do të hidhen tutje, po, madje jashtë nga e gjithë toka e vreshtit tim; pasi vër re, vetëm këtë herë unë do ta krasit vreshtin tim.
70 Dhe ndodhi që Zoti i vreshtit dërgoi shërbëtorin e tij; dhe shërbëtori shkoi dhe bëri si Zoti e kishte urdhëruar atë, dhe solli shërbëtorë të tjerë; dhe ata qenë të paktë.
71 Dhe Zoti i vreshtit u tha atyre: Shkoni dhe punoni në vresht me fuqinë tuaj. Pasi vini re, kjo është hera e fundit që unë do ta ushqej vreshtin tim; pasi fundi afrohet dhe stina vjen menjëherë; dhe në qoftë se ju punoni me fuqinë tuaj me mua, ju do të keni gëzim në frutin që unë do ta ruaj për veten time kundër kohës që do të vijë së shpejti.
72 Dhe ndodhi që shërbëtorët shkuan dhe punuan me fuqitë e tyre; dhe Zoti i vreshtit punoi gjithashtu me ta; dhe ata iu bindën urdhërimeve të Zotit të vreshtit në të gjitha gjërat.
73 Dhe në vresht filloi të dukej përsëri fruti natyral; dhe degët natyrale filluan të rriten dhe të shtohen jashtëzakonisht; dhe degët e egra filluan të këputeshin dhe të hidheshin tutje; dhe ata mbajtën rrënjën dhe majën e tyre njësoj, sipas fuqisë së tyre.
74 Dhe kështu ata punuan me gjithë zell, sipas urdhërimeve të Zotit të vreshtit, madje derisa të këqijat u flakën jashtë nga vreshti dhe Zoti kishte ruajtur për vete, që pemët ishin bërë përsëri fruti natyral; dhe ato u bënë si një trup; dhe frutat ishin të njëllojta; dhe Zoti i vreshtit e kishte ruajtur për vete frutin natyral që ishte më i çmueshmi për të nga fillimi.
75 Dhe ndodhi që kur Zoti i vreshtit pa që fruti i tij ishte i mirë dhe që vreshti i tij nuk ishte më i prishur, ai thirri shërbëtorët e tij dhe u tha atyre: Vini re, për këtë herë të fundit ne ushqyem vreshtin tim; dhe ti shikon që unë kam bërë sipas vullnetit tim; dhe unë kam ruajtur frutin natyral që është i mirë, madje sikurse ishte në fillim. Dhe të bekuar jeni ju; pasi, sepse keni qenë të zellshëm në të punuarin me mua në vreshtin tim dhe keni zbatuar urdhërimet e mia dhe më keni sjellë mua përsëri frutin natyral, që vreshti im nuk është më i prishur dhe e keqja është flakur tutje; shiko, ju do të keni gëzim me mua për shkak të frutit të vreshtit tim.
76 Pasi vini re, për një kohë të gjatë unë do ta mbledh frutin e vreshtit tim për veten time për stinën që shpejt vjen; dhe për herën e fundit unë e kam ushqyer vreshtin tim dhe e kam krasitur, dhe kam gërmuar rreth tij, dhe e kam plehëruar atë; prandaj unë do të mbledh për veten time frutin për një kohë të gjatë, sipas asaj që unë kam folur.
77 Dhe kur të vijë koha që fruti i lig do të vijë përsëri në vreshtin tim, atëherë unë do të bëj që të mirat dhe të ligat të mblidhen; dhe të mirat unë do t’i ruaj për vete dhe të ligat unë do t’i hedh tutje në vendin e tyre. Dhe atëherë vjen stina dhe fundi; dhe unë do të bëj që vreshti im të digjet me zjarr.