Kapitulli 7
Amoni gjen tokën e Lehi-Nefit, ku Limhi është mbret—Populli i Limhit është rob i Lamanitëve—Limhi tregon historinë e tyre—Një profet (Abinadi) kishte dëshmuar që Krishti është Perëndia dhe Ati i të gjitha gjërave—Ata që mbjellin fëlliqësi do të korrin furtunë dhe ata që vënë besimin e tyre në Zotin, do të shpëtohen. Rreth 121 para K.
1 Dhe tani, ndodhi që pasi mbreti Mosia kishte pasur paqe të vazhdueshme për hapësirën e tre vjetëve, ai deshi të dinte në lidhje me njerëzit që shkuan për të banuar në tokën e Lehi-Nefit, ose në qytetin e Lehi-Nefit; pasi populli i tij nuk kishte dëgjuar asgjë prej tyre nga koha që ata ishin larguar nga vendi i Zarahemlës; prandaj ata e lodhën atë me ngacmimet e tyre.
2 Dhe ndodhi që mbreti Mosia lejoi, që gjashtëmbëdhjetë nga burrat e tyre të fortë mund të ngjiteshin në tokën e Lehi-Nefit, për të pyetur në lidhje me vëllezërit e tyre.
3 Dhe ndodhi që të nesërmen ata filluan të ngjiteshin, duke pasur me vete njëfarë Amoni, që ishte një burrë i fortë dhe i fuqishëm dhe një pasardhës i Zarahemlës; dhe ishte gjithashtu udhëheqësi i tyre.
4 Dhe tani, ata nuk dinin drejtimin që duhej të përshkonin në vendin e shkretë për t’u ngjitur në tokën e Lehi-Nefit, prandaj ata u endën për shumë ditë në vendin e shkretë, madje u endën për dyzet ditë.
5 Dhe kur ishin endur për dyzet ditë, ata arritën te një kodër, e cila është në veri të vendit Shilom dhe aty ngulën çadrat e tyre.
6 Dhe Amoni mori tre prej vëllezërve të tij dhe emrat e tyre ishin Amaleki, Helem dhe Hem dhe ata zbritën në tokën e Nefit.
7 Dhe vini re, ata takuan mbretin e popullit, që ishte në tokën e Nefit dhe në tokën e Shilomit; dhe ata u rrethuan nga rojat e mbretit dhe u morën, dhe u lidhën, dhe u futën në burg.
8 Dhe ndodhi që pasi ata kishin qenë në burg dy ditë, u çuan përsëri para mbretit dhe rripat e tyre u zgjidhën; dhe ata qëndruan para mbretit dhe u lejuan, ose më mirë u urdhëruan, se duhej t’u përgjigjeshin pyetjeve që ai do t’u bënte atyre.
9 Dhe ai u tha atyre: Vini re, unë jam Limhi, i biri i Noeut, që ishte i biri i Zenifit, i cili erdhi nga toka e Zarahemlës për të trashëguar këtë tokë, që ishte toka e etërve të tyre, i cili u bë mbret nga zëri i popullit.
10 Dhe tani, unë dua të di arsyen, pse ju qetë kaq të guximshëm sa të vinit afër mureve të qytetit, kur unë vetë isha me rojat e mia përjashta portës?
11 Dhe tani, për këtë shkak unë kam lejuar që ju të ruheni, që unë të mund t’ju pyes, përndryshe unë do të kisha bërë që rojat e mia do t’ju kishin vrarë. Ju jeni të lejuar të flisni.
12 Dhe tani, kur Amoni pa se ishte i lejuar të fliste, ai shkoi përpara dhe u përul para mbretit; dhe duke u ngritur përsëri, ai tha: O mbret, unë jam shumë mirënjohës para Perëndisë këtë ditë, që unë jam akoma gjallë dhe jam lejuar të flas; dhe unë do të përpiqem të flas me guxim;
13 Pasi jam i sigurt, se në qoftë se ju do të më kishit njohur, ju nuk do të kishit lejuar që unë t’i mbaja këto rripa. Pasi unë jam Amoni dhe jam një pasardhës i Zarahemlës dhe kam ardhur nga toka e Zarahemlës për të pyetur në lidhje me vëllezërit tanë, që Zenifi i solli nga ai vend.
14 Dhe tani, ndodhi që pasi Limhi kishte dëgjuar fjalët e Amonit, ai ishte jashtëzakonisht i kënaqur dhe tha: Tani unë e di me siguri se vëllezërit e mi, që ishin në tokën e Zarahemlës janë ende gjallë. Dhe tani unë do të gëzoj; dhe të nesërmen unë do të bëj që populli im të gëzojë gjithashtu.
15 Pasi vini re, ne jemi në robëri të Lamanitëve dhe jemi të ngarkuar me një taksë që është e rëndë të durohet. Dhe tani, vini re, vëllezërit tanë do të na çlirojnë ne nga robëria, ose nga duart e Lamanitëve dhe ne do të jemi skllevër të tyre; pasi është më mirë që ne të jemi skllevër tek Nefitët se t’i paguajmë haraç mbretit të Lamanitëve.
16 Dhe tani, mbreti Limhi urdhëroi rojat e tij që ata nuk duhet ta lidhnin më Amonin, as vëllezërit e tij, por bëri që ata të shkonin te kodra, që ishte në veri të Shilomit dhe të sillnin vëllezërit e tyre në qytet, që kështu ata të mund të hanin, dhe të pinin dhe të pushonin nga punët e udhëtimit të tyre, pasi ata kishin vuajtur shumë gjëra; ata kishin vuajtur uri, etje dhe lodhje.
17 Dhe tani, ndodhi të nesërmen që mbreti Limhi dërgoi një shpallje mes gjithë popullit të tij, që kështu ata të mund të mblidheshin së bashku në tempull, të dëgjonin fjalët që ai do t’u fliste atyre.
18 Dhe ndodhi që kur ata u mblodhën së bashku, ai u foli atyre në këtë mënyrë, duke thënë: O ju, njerëzit e mi, ngrini kokat tuaja dhe ngushëllohuni; pasi vini re, koha ka ardhur ose nuk është e largët, kur ne nuk do të jemi më në varësi të armiqve tanë, pavarësisht nga përpjekjet tona të shumta, që kanë qenë të kota; por unë besoj se na mbetet një luftë vendimtare për t’u bërë.
19 Prandaj, ngrini kokat tuaja, dhe gëzohuni dhe vini besimin tuaj te Perëndia, në atë Perëndi që ishte Perëndia i Abrahamit, dhe Isakut, dhe Jakobit; dhe gjithashtu ai Perëndi që solli fëmijët e Izraelit nga toka e Egjiptit dhe bëri që ata të ecnin përmes Detit të Kuq mbi tokë të thatë dhe i ushqeu ata me mana që ata të mos vdisnin në vendin e shkretë; dhe shumë gjëra të tjera bëri ai për ta.
20 Dhe përsëri, i njëjti Perëndi i solli etërit tanë nga toka e Jeruzalemit dhe ka mbajtur dhe ruajtur popullin e tij madje deri tani; dhe vini re, është për shkak të paudhësive dhe neverive tona, që ai na ka sjellë ne në robëri.
21 Dhe ju të gjithë jeni dëshmitarë në këtë ditë, se Zenifi që u bë mbret mbi këtë popull, duke qenë shumë i zellshëm që të trashëgojë tokën e etërve të tij, u mashtrua nga dinakëria dhe nga dredhitë e mbretit Laman, i cili pasi kishte hyrë në traktat me mbretin Zenif dhe pasi i dorëzoi një pjesë të tokës, ose madje të qytetit të Lehi-Nefit dhe qytetin e Shilomit; dhe tokën rreth e përqark—
22 Dhe gjithë këtë ai e bëri për të vetmin qëllim, që ta sillte këtë popull në varësi ose në robëri. Dhe vini re, ne në këtë kohë i paguajmë haraç mbretit të Lamanitëve, në sasinë e gjysmës së misrit tonë dhe të elbit tonë dhe madje të gjithë drithin tonë të çdo lloji, dhe gjysmën e shtimit të tufave tona dhe të kopeve tona; dhe madje gjysmën e gjithçkaje që ne kemi, ose zotërojmë, mbreti i Lamanitëve na e kërkon, ose jetët tona.
23 Dhe tani, a nuk është kjo e rëndë për t’u mbajtur? Dhe, a nuk është ky, mjerimi ynë, i madh? Tani vini re, sa arsye të madhe ne kemi që të vajtojmë.
24 Po, unë ju them juve, të mëdha janë arsyet që ne kemi për të vajtuar; pasi, vini re, sa nga vëllezërit tanë janë vrarë dhe gjaku i tyre është derdhur më kot dhe gjithçka për shkak të paudhësisë.
25 Pasi, në qoftë se ky popull nuk do të kishte rënë në shkelje, Zoti nuk do të kishte lejuar, që kjo e keqe e madhe të kishte ardhur mbi ta. Por vini re, ata nuk do t’i dëgjonin fjalët e tij; por atje u ngritën grindje mes tyre madje kaq shumë, saqë ata derdhën gjak mes tyre.
26 Dhe një profet të Zotit ata kanë vrarë; po, një njeri të zgjedhur të Perëndisë, i cili u tha atyre për ligësinë dhe neveritë e tyre dhe u profetizoi për shumë gjëra që do të vinin, po, madje për ardhjen e Krishtit.
27 Dhe sepse ai u tha atyre se Krishti ishte Perëndia, Ati i të gjitha gjërave dhe tha se ai do të merrte mbi vete shëmbëlltyrën e njeriut, dhe ajo do të ishte shëmbëlltyra në bazë të së cilës u krijua njeriu në fillim; ose, me fjalë të tjera, ai u tha se njeriu u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe se Perëndia do të vinte poshtë mes fëmijëve të njerëzve dhe do të merrte mbi vete mish dhe gjak, dhe do të shkonte përpara mbi faqen e tokës—
28 Dhe tani, për shkak se ai tha këtë, ata e vranë atë; dhe shumë gjëra të tjera bënë ata që sollën zemërimin e Perëndisë mbi ta. Prandaj, kush çuditet se ata janë në robëri dhe se janë prekur nga vuajtje të rënda?
29 Pasi vini re, Zoti ka thënë: Unë nuk do ta ndihmoj popullin tim ditën e shkeljes së tyre; por unë do të pengoj udhët e tyre që ata të mos përparojnë; dhe veprimet e tyre do të jenë si një bllok pengues para tyre.
30 Dhe përsëri, ai tha: Në qoftë se populli im do të mbjellë fëlliqësi, ai do të korrë byk në furtunë; dhe pasoja e tij është helm.
31 Dhe përsëri ai tha: Në qoftë se populli im do të mbjellë fëlliqësi ai do të korrë erën e lindjes, që sjell shkatërrim të menjëhershëm.
32 Dhe tani vini re, premtimi i Zotit është plotësuar dhe ju jeni të goditur dhe të pikëlluar.
33 Por, në qoftë se ju do të ktheheni te Zoti me qëllim të plotë të zemrës dhe ta vini besimin tuaj në të dhe t’i shërbeni atij me të gjithë zellin e mendjes, në qoftë se ju e bëni këtë, ai do t’ju nxjerrë nga robëria, në bazë të vullnetit dhe të dëshirës së tij.