“Fjala e Urtësisë”, Miku, gusht 2021.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Gusht 2021
Fjala e Urtësisë
Jozef Smithi zhvilloi mbledhje për t’u dhënë njerëzve mësim rreth ungjillit. Nganjëherë burrat pinin duhan dhe e përtypnin atë.
Kjo e shqetësoi Ema Smithin. Tymi dhe duhani bënin një rrëmujë të madhe dhe diçka rreth kësaj nuk dukej në rregull. Ema dhe Jozefi pyetën veten se si ndihej Perëndia rreth kësaj.
Jozefi u lut dhe Zoti u përgjigj. Zoti i paralajmëroi anëtarët e Kishës rreth pirjes dhe përtypjes së duhanit. Ai tha se ato nuk janë të mira për trupin tonë. Ai gjithashtu i paralajmëroi ata rreth pirjes së çajit, kafesë dhe alkoolit.
Perëndia tha se duhet të hanin fruta, perime dhe ushqime të tjera të shëndetshme. Ne i quajmë këto mësime Fjala e Urtësisë.
Unë mund ta jetoj Fjalën e Urtësisë. Ati Qiellor do të më bekojë ndërsa kujdesem për trupin tim.
© 2021 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, August 2021. Albanian. 17471 101