“Jezu Krishti e Emërtoi Kishën e Tij”, Miku, tetor 2021.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Tetor 2021
Jezu Krishti e Emërtoi Kishën e Tij
Jezu Krishti i tha Jozef Smithit se çfarë emri t’i vinte Kishës. Ai tha se do të quhej “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”.
Fjalët Jezu Krishtit janë pjesa më e rëndësishme e emrit të Kishës. Përderisa ajo është Kisha e Jezu Krishtit, asaj i është vënë emri sipas Tij.
Fraza Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nënkupton anëtarët e Kishës sot.
Profetët dhe apostujt kanë dhënë mësim se përdorimi i emrit të saktë të Kishës është i rëndësishëm. I ndihmon të tjerët të dinë se ne besojmë te Jezu Krishti.
Kur të tjerët më pyesin se çfarë besoj, unë mund të them: “Unë besoj te Jezu Krishti. I përkas Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.”
© 2021 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, October 2021. Albanian. 17474 101