“Abrahami dhe Sara”, Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Shkurt 2022
“Abrahami dhe Sara”
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Shkurt 2022
Abrahami dhe Sara
Ilustrimet nga Apryl Stott
Abrahami ishte profet. Perëndia bëri një besëlidhje me Abrahamin dhe bashkëshorten e tij, Sarën.
Perëndia premtoi t’i bekonte ata. Ai u tha tyre se do të kishin fëmijë. Abrahami dhe Sara premtuan ta ndiqnin Perëndinë.
Abrahami dhe Sara e mbajtën premtimin e tyre. Por ata nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë. Ata u plakën shumë.
Më në fund, kur Abrahami ishte 100 vjeç dhe Sara ishte 90 vjeçe, ata u bënë me një djalë. Ata e quajtën Isak. Ata e dinin se Perëndia i kishte bekuar.
Unë mund t’i mirëbesoj Perëndisë. Ndonjëherë bekimet nuk vijnë menjëherë. Por Perëndia gjithmonë i mban premtimet e Tij.
Faqe për Ngjyrosje
Unë Mund t’i Mirëbesoj Perëndisë
Kliko te figura për ta shkarkuar.
Ilustrimi nga Apryl Stott
Si të ka ndihmuar Ati Qiellor kur ishe i/e frikësuar ose i/e trishtuar?
© 2022 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, February 2022. Albanian. 18313 101