Miku
Luftëtarët e Rinj
Gusht 2024


“Luftëtarët e Rinj”, Miku, gusht 2024, f. 26–27.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Gusht 2024

Luftëtarët e Rinj

Njerëz duke groposur armët në një gropë

Ilustrimet nga Andrew Bosley

Njerëzit, të cilëve u dha mësim Amoni dhe vëllezërit e tij, dëshironin ta ndiqnin Jezu Krishtin. Ata i groposën armët dhe i premtuan Perëndisë se nuk do të luftonin më kurrë.

Një grup djemsh i afrohen një shtëpie ku po flasin të rritur më të mëdhenj në moshë

Por shpejt, atyre iu desh të mbronin familjet e tyre. Etërit që groposën armët, nuk donin ta shkelnin premtimin ndaj Perëndisë. Ndaj, bijtë e tyre u përgatitën të luftonin në vend të tyre. Ata u quajtën dy mijë luftëtarët e rinj. I ri do të thotë “[djalosh] i ri në moshë”.

I ri duke u lutur me nënën ndërkohë që të rinj të tjerë mblidhen me armë

Luftëtarët e rinj nuk kishin shkuar kurrë në luftë më parë. Por nënat i ndihmuan të përgatiteshin dhe u mësuan të kishin mirëbesim te Perëndia.

Helamani duke udhëhequr luftëtarët e rinj në një marshim; një i ri ndihmon një të ri tjetër të plagosur që të ecë

Ata zgjodhën Helamanin që të ishte udhëheqësi i tyre. Ata qenë trima dhe Perëndia i ndihmoi. Të gjithë u plagosën, por ata e ndihmuan njëri‑tjetrin. Perëndia e shpërbleu besimin e tyre dhe të gjithë mbijetuan!

Faqe për Ngjyrosje

Shkrimet e Shenjta Mund të më Ndihmojnë çdo Ditë

Faqja për ngjyrosje me figura nga Libri i Mormonit që dalin nga faqet e një libri të hapur

Ilustrimi nga Adam Koford

Çfarë historie nga shkrimi i shenjtë të pëlqen?