Miku
Jezusi i Bekoi Një nga Një
Tetor 2024


“Jezusi i Bekoi Një nga Një”, Miku, Tetor 2024, f. 26–27.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Tetor 2024

Jezusi i Bekoi Një nga Një

Pamja
Profetët duke u dhënë mësim nefitëve

Ilustrimet nga Andrew Bosley

Profetët u dhanë mësim nefitëve rreth shenjave të vdekjes së Jezu Krishtit. Kur Ai vdiq, në vend pati errësirë për tri ditë. Më vonë, njerëzit dëgjuan zërin e Atit Qiellor që u foli nga qielli.

Pamja
Jezu Krishti duke vizituar nefitët

Ati Qiellor tha: “Vini re Birin tim të Dashur” (3 Nefi 11:7). Jezusi iu shfaq nefitëve. Ai ishte ringjallur! Ai u mësoi nefitëve shumë gjëra. Ai u tha atyre të pendoheshin dhe ta ndiqnin Atë.

Pamja
Jezusi duke shëruar të sëmurët

Ai u kërkoi njerëzve që të sillnin tek Ai ata që ishin të sëmurë, që të shëroheshin. Ai i bekoi ata.

Pamja
Jezusi duke bekuar fëmijët

Ai gjithashtu i bekoi të gjithë fëmijët një nga një. Engjëjt i rrethuan fëmijët.

Faqe për Ngjyrosje

Shpëtimtari e Do Secilin prej Fëmijëve të Atit Qiellor

Pamja
Faqe për ngjyrosje

Ilustrimi nga Adam Koford

Si e ndien ti dashurinë e Shpëtimtarit?

Shtyp në Letër