“Emri i Kishës së Tij”, Për Forcën e Rinisë, tetor 2021.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, tetor 2021
Emri i Kishës së Tij
Ka domethënie prapa emrit që Jezu Krishti i vuri Kishës së Tij.
kisha ime
Kisha – një grup njerëzish që besojnë gjëra të njëjta dhe adhurojnë së bashku. Kjo Kishë i përket Jezu Krishtit. Ai e filloi atë. Ai e udhëheq atë. Është e Tija.
quhet
Jezu Krishti na ka thënë se si dëshiron Ai që njerëzit ta quajnë Kishën e Tij. Prandaj kjo është se si duhet ta quajmë atë – dhe se si duhet t’u kërkojmë me mirësjellje të tjerëve që ta quajnë atë. Ky emër erdhi nga Jezu Krishti.
ditët e fundit
Ditët e fundit – ditët në të cilat jetojmë; koha përpara Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit. Jezu Krishti e ka sjellë Kishën e Tij sërish në tokë për këtë herë të fundit. Ajo do të ndihmojë për ta përgatitur botën për Ardhjen e Tij të Dytë.
Kisha e Jezu Krishtit
(Shih “kisha ime”.) Kjo është pjesa e parë e emrit që Shpëtimtari i dha Kishës së Tij. Ai e quan atë “Kisha”, sepse Ai e organizoi atë. Dhe Ai i ka vënë asaj emrin e Tij.
Ditëve të Mëvonshme
(Shih “ditët e fundit”.) Kjo është pjesa e fundit e emrit të Kishës. Ajo thjesht tregon se kjo është Kisha që Ai e solli sërish në këto ditë, jo ajo që Ai e filloi në kohët më të hershme.
Shenjtorëve
Shenjtorë – një fjalë që do të thotë “njerëz që janë të shenjtë”. Kjo është pjesa tjetër e emrit të Kishës. Ajo po flet për anëtarët e Kishës. Jezu Krishti mund të na bëjë të pastër dhe të kulluar. Dhe Ai na jep Frymën e Shenjtë për të na forcuar kur përpiqemi të bëjmë atë që Ai ka urdhëruar. Nëse kemi besim tek Ai dhe vazhdojmë të përpiqemi, Ai na bën të shenjtë. Ai na bën shenjtorë.
© 2021 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, October 2021. Albanian. 17474 101