2022
Një Llambë në Këmbët Tona
Gusht 2022


“Një Llambë në Këmbët Tona”, Për Forcën e Rinisë, gusht 2022.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Gusht 2022

Një Llambë në Këmbët Tona

Një objekt i zakonshëm për izraelitët e lashtësisë mund të na mësojë se si na udhërrëfen Zoti.

llambë vaji

Fakte

Në kohët e Dhiatës së Vjetër, njerëzit përdornin llamba vaji për të pasur dritë me vete në errësirë. Shumica e këtyre llambave kishin tri veçori kyç:

  1. Një enë argjile për të mbajtur vajin e ullirit; zakonisht aq e vogël sa të mbahej në pëllëmbën e dorës së personit

  2. Një fitil me fije liri për ta ndezur pasi të kishte përthithur vajin

  3. Një grykë ose vrimëz për të mbajtur fitilin

Llambat e thjeshta të vajit vetëm me një fitil mund të bënin dritë vetëm deri në një metër nga vendndodhja e tyre. Nëse përdoreshin gjatë ecjes, ato bënin mjaftueshëm dritë sa për të parë një hap përpara vetes në mënyrë që të mund të lëvizje me kujdes në errësirë.

Çfarë Mund të Mësojmë Ne

Jezu Krishti duke mbajtur një llambë me vaj

Përdorur me leje. Lead, Kindly Light [Drit’, më Drejto], nga Simon Dewey. Me mirësinë e altusfineart.com © 2022.

Fjala e Zotit mund ta ndriçojë udhën tonë nëpër errësirën dhe pështjellimin që na rrethon në botë.

Zoti na ka kërkuar që të mos e mbulojmë dritën tonë, por ta mbajmë dritën e ungjillit me vete që të tjerët të mund ta shohin (shih Mateu 5:14–16).

Është në dorën tonë që të sigurohemi që llambat tona të jenë të mbushura me vaj (shih Mateu 25:1–13). Ne e bëjmë këtë përmes lutjes, studimit të shkrimeve të shenjta, shërbimit, ndjekjes së profetit dhe veprimeve të tjera të bëra me besim dhe përkushtim (shih Spencer W. Kimball, Faith Precedes the Miracle [1972], f. 256).

Nëse e ushtrojmë besimin, Zoti nganjëherë na e ndriçon shtegun aq sa ne të hedhim edhe një hap tjetër (shih Boyd K. Packer, “The Candle of the Lord”, Ensign, janar 1983, f. 54).