“Mos Prisni! Jini si Barinjtë”, Për Forcën e Rinisë, dhjetor 2022.
Mesazhi i Përmuajshëm i Revistës Për Forcën e Rinisë, Dhjetor 2022
Mos Prisni! Jini si Barinjtë
Në një natë të qetë shumë kohë më parë, barinjtë me zell po ruanin tufat e tyre.
Barinjtë kishin një punë të rëndësishme. Deleve u nevojitej ushqim, ujë dhe mbrojtje nga rreziku.
Papritur, një engjëll u shfaq!
“Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh. … Sepse sot … lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”
Engjëlli u tha barinjve se do ta gjenin foshnjën të mbështjellë me pelena, të shtrirë në një grazhd në Bethlehem.
Një kor engjëjsh e mbushi qiellin dhe u bashkua me engjëllin duke lëvduar Perëndinë.
“Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij.”
“Le të shkojmë në Bethlehem dhe të shohim atë që Zoti na e ka bërë të ditur.”
Barinjtë nuk pritën. Kjo ishte shumë e rëndësishme! Ata “shkuan me nxitim” në Bethlehem.
Barinjtë e gjetën Jezusin të mbështjellë me pelena, të vendosur në një grazhd, siç u tha engjëlli.
Ky ishte Mesia i premtuar i cili erdhi që të ishte Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i botës dhe që të na sillte gëzim të vërtetë!
Barinjtë ishin kaq të emocionuar! Ata treguan atë që kishin dëgjuar e parë.
“Shpëtimtari i botës ka lindur!”
“Mesia më së fundi ka ardhur!”
Barinjtë “shkuan … me nxitim” te Jezusi. Edhe ju mund të shkoni!
Ju mund të mësoni për Të.
Ju mund t’i shërbeni Atij duke u shërbyer të tjerëve.
Ju mund të dëshmoni për Të.
© 2022 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, December 2022. Albanian. 18318 101