“Mos Prisni! Jini si Barinjtë”, Për Forcën e Rinisë, dhjetor 2022. Mesazhi i Përmuajshëm i Revistës Për Forcën e Rinisë, Dhjetor 2022 Lluka 2:8–20 Mos Prisni! Jini si Barinjtë Nga Erik B. Mërdok; Ilustrimet nga Darren Rawlings Në një natë të qetë shumë kohë më parë, barinjtë me zell po ruanin tufat e tyre. Barinjtë kishin një punë të rëndësishme. Deleve u nevojitej ushqim, ujë dhe mbrojtje nga rreziku. Papritur, një engjëll u shfaq! “Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh. … Sepse sot … lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.” Engjëlli u tha barinjve se do ta gjenin foshnjën të mbështjellë me pelena, të shtrirë në një grazhd në Bethlehem. Një kor engjëjsh e mbushi qiellin dhe u bashkua me engjëllin duke lëvduar Perëndinë. “Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij.” “Le të shkojmë në Bethlehem dhe të shohim atë që Zoti na e ka bërë të ditur.” Barinjtë nuk pritën. Kjo ishte shumë e rëndësishme! Ata “shkuan me nxitim” në Bethlehem. Barinjtë e gjetën Jezusin të mbështjellë me pelena, të vendosur në një grazhd, siç u tha engjëlli. Ky ishte Mesia i premtuar i cili erdhi që të ishte Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i botës dhe që të na sillte gëzim të vërtetë! Barinjtë ishin kaq të emocionuar! Ata treguan atë që kishin dëgjuar e parë. “Shpëtimtari i botës ka lindur!” “Mesia më së fundi ka ardhur!” Barinjtë “shkuan … me nxitim” te Jezusi. Edhe ju mund të shkoni! Ju mund të mësoni për Të. Ju mund t’i shërbeni Atij duke u shërbyer të tjerëve. Ju mund të dëshmoni për Të. © 2022 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, December 2022. Albanian. 18318 101