2023
Hapjani Zemrën Frymës së Shenjtë
prill 2023


“Hapjani Zemrën Frymës së Shenjtë”, Për Forcën e Rinisë, Prill 2023.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Prill 2023

Hapjani Zemrën Frymës së Shenjtë

Në këtë periudhë Pashke, falënderoj Atin tonë Qiellor për dhuratën e Birit të Tij të Dashur, i cili erdhi në tokë vullnetarisht që të bëhej Shëlbuesi ynë. Jam mirënjohës të di se Ai shleu për mëkatet tona dhe u ngrit sërish në Ringjallje. Çdo ditë bekohem të di se, për shkak të Shlyerjes së Tij, unë mund të ringjallem një ditë që të jetoj përgjithnjë në një familje të dashur.

I di ato gjëra me anë të së vetmes mënyrë që mund t’i dijë secili prej nesh. Fryma e Shenjtë më ka folur në mendjen dhe zemrën time se ato janë të vërteta – jo thjesht një herë, por shpesh.

Ne kemi premtimin e paçmueshëm të Frymës së Shenjtë si një shoqërues. Detyrimi ynë është të zgjedhim që ta hapim zemrën tonë për të marrë udhëzim dhe ngushëllim të vazhdueshëm shpirtëror nëpërmjet Frymës së Shenjtë gjatë gjithë jetës.

lule

Ilustrimet nga Emily E. Jones

Zgjedhja e parë është të jemi të përulur përpara Perëndisë.

duar që luten

E dyta është të lutemi me besim te Zoti Jezu Krisht.

busull

E treta është të bindemi me përpikëri.

formë zemre

Dhe e katërta është të lutemi që të dimë nevojat dhe zemrën e njerëzve të tjerë dhe mënyrën se si t’i ndihmojmë ata për Zotin.

Lutem me gjithë zemër që ju do ta dëgjoni zërin e Shpirtit, që iu dërgohet me kaq bujari. Dhe lutem që ju ta hapni zemrën tuaj gjithmonë për ta marrë Shpirtin që të mund të keni gëzimin e pasjes së Tij me vete si shoqëruesin tuaj vazhdimisht.