2023
Të Vdekurit do të Rrinë në Këmbë Përpara Perëndisë
Dhjetor 2023


“Të Vdekurit do të Rrinë në Këmbë Përpara Perëndisë”, Për Forcën e Rinisë, Dhjetor 2023.

Mesazhi i Përmuajshëm i Revistës Për Forcën e Rinisë, Dhjetor 2023

Të Vdekurit do të Rrinë në Këmbë Përpara Perëndisë

Në zbulesën e tij, Gjoni pa Gjykimin Përfundimtar.

Pamja
Jezu Krishti

He Comes Again to Rule and Reign [Ai Vjen Përsëri për të Sunduar dhe Mbretëruar], nga Mary Sauer

të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë

Fuqia e Ringjalljes së Jezu Krishtit i sjell të gjithë njerëzit te prania e Perëndisë për t’u gjykuar (shih tek Alma 11:42–44; 33:22; 40:21; Helamani 14:15–17; Mormoni 9:13–14).

librat u hapën

Këta libra përfaqësojnë anale të mbajtura në tokë për atë që njerëzit bënë në tokë për të ndjekur shtegun e besëlidhjeve (shih te Doktrina e Besëlidhje 128:7).

libri i jetës

Në një kuptim, “Libri i Jetës konsiderohet të jetë tërësia e mendimeve dhe veprimeve të një njeriu – anali i jetës së tij. Megjithatë, shkrimet e shenjta gjithashtu tregojnë se një anal qiellor mbahet për besimtarët, duke përfshirë emrat e tyre si dhe rrëfimet e veprave të tyre të drejta” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Libër i Jetës”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

gjykuan

Gjykimi Përfundimtar vjen pasi njerëzit të ringjallen. Jezu Krishti do të jetë Gjykatësi i çdo personi. Ky gjykim do të përcaktojë lavdinë e përjetshme që do të marrë secili person. (Shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Gjykim, i Fundit”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org; Alma 41:3–5; Doktrina e Besëlidhje 88:26–32.)

sipas veprave të tyre

Çdo person do të gjykohet sipas gjërave që bëri dhe gjërave që dëshiroi (shih te Doktrina e Besëlidhje 137:9). Ai apo ajo do të gjykohet nëse ishte i/e bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë dhe veproi në harmoni me çfarëdo drite dhe të vërtete që mori në këtë jetë.

Shtyp në Letër