2013
Të Drejtuar nga Besimi
korrik 2013


Rinia

Të Drejtuar nga Besimi

Autorja jeton në Karolinën e Veriut në SHBA.

Nuk do ta harroj kurrë ecjen përgjatë rrethinave të Lagjeve Dimërore në Nebraska, SHBA, ku pionierët kishin jetuar vite më parë. Toka dukej e shenjtë, pothuajse sikur po vizitoja një tempull në natyrë.

Sytë e mi të mbushur me lotë, ma mjegullonin vështrimin. Pashë një statujë por nuk mund t’i shquaja mirë format. Kur i fshiva lotët, pashë një burrë e një grua, fytyrat e të cilëve qenë plot hidhërim. Kur vështrova më nga afër, pashë formën e një foshnjëje të shtrirë në një varr pranë këmbëve të tyre.

Kjo pamje më mbushi me kaq shumë emocione: trishtim, zemërim, mirënjohje dhe gëzim. Dëshiroja ta zhdukja dhembjen që ndien ata shenjtorë, por në të njëjtën kohë isha mirënjohëse për ato që ata kishin sakrifikuar për ungjillin.

Përvoja ime në Lagjet Dimërore më ndihmoi të kuptoj se Ati Qiellor ua jep ungjillin fëmijëve të Tij dhe u lejon atyre lirinë e zgjedhjes që të bëjnë me të atë që dëshirojnë. Prindërit e asaj foshnjëje mund të kishin zgjedhur të ndërmerrnin një shteg më të lehtë. Ndjekja e profetit dhe të jetuarit e ungjillit u kërkonin këtyre pionierëve të shkonin përpara edhe kur kjo do të thoshte të varrosnin fëmijën e tyre. Por ata zgjodhën ta merrnin ungjillin në jetën e tyre dhe t’i pranonin sfidat e tyre. Mësova se përkushtimi i shenjtorëve ndaj ungjillit dhe vendosmëria e tyre për të shkuar përpara u drejtuan nga besimi dhe shpresa – shpresa për një të ardhme të ndritur dhe besimi se Zoti i njihte ata dhe mund t’ua lehtësonte dhembjen.

Shtyp në Letër