2014
Një Përgjigje për Lutjen e Saj
Mars 2014


Rinia

Një Përgjigje për Lutjen e Saj

Autorja jeton në Gauteng të Afrikës së Jugut.

Një natë, një shoqe e një besimi tjetër erdhi të më takonte. Zakonisht unë i studioj shkrimet e shenjta vetëm dhe i kisha nxjerrë që t’i studioja atë natë. Mora nxitje që ta ftoja atë të bashkohej në studimin tim të shkrimeve të shenjta, por u druajta dhe në vend të kësaj, nisa të studioja vetëm. E dija se kisha shpërfillur një nxitje të Shpirtit. Pas disa minutash pyeta në mënyrë të kujdesshme: “Do të pëlqente t’i studioje shkrimet e shenjta me mua?” Pa ngurruar, shoqja ime u përgjigj: “Po”.

Më pas lexuam nga Libri i Mormonit. Ajo më bëri disa pyetje dhe munda ta ndieja Shpirtin të më udhëzonte teksa përgjigjesha. Dhashë dëshminë time për vërtetësinë e Librit të Mormonit. Pasi e bëra këtë, ajo më tha: “Kam qarë dhe kam qenë e frikësuar gjithë ditën. Sapo i isha lutur Perëndisë për ndihmë kur më kërkove t’i lexoja shkrimet e shenjta me ty. Ndihem shumë më mirë tani. Faleminderit.”

Zoti më ka përdorur si mjet për t’i dhënë përgjigje një lutjeje dhe për t’i shërbyer njërit prej fëmijëve të Tij në nevojë. E di se nxitjet janë udhëzime hyjnore nga një Atë i urtë e i lavdishëm. Kur i lëmë mënjanë druajtjet tona, ne e lejojmë Atë ta shfaqë fuqinë e Tij nëpërmjet bindjes sonë.