2015
Tiparet Hyjnore të Jezu Krishtit: Virtyti
qershor 2015


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Qershor 2015

Tiparet Hyjnore të Jezu Krishtit: Virtyti

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të tregoni. Në ç’mënyrë të kuptuarit e tipareve hyjnore të Shpëtimtarit do ta rritë besimin tuaj tek Ai dhe do t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

“Virtyti duhet t’i stolisë mendimet e tua pa pushim; atëherë do të forcohet vetbesimi yt në prani të Perëndisë; dhe doktrina e priftërisë do të pikojë mbi shpirtin tënd sikurse vesat nga qiejt” (DeB 121:45).

Çfarë është virtyti? Presidenti Xhejms E. Faust (1920–2007) tha: “Virtyti në kuptimin e tij më të plotë, përfshin të gjitha tiparet e drejtësisë që na ndihmojnë për të formuar karakterin tonë”1. Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) shtoi: “Dashuria e Perëndisë është rrënja e të gjithë virtytit, e të gjithë mirësisë, e të gjithë forcës së karakterit”2.

Mbi marrëdhënien mes grave dhe virtytit, Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Gratë sjellin me vete në botë njëfarë virtyti, një dhuratë hyjnore që i bën ato të afta për t’i rrënjosur cilësi të tilla si besimi, guximi, dhembshuria dhe përmirësimi në marrëdhënie dhe kultura. …

Motra, nga të gjitha shoqërimet tuaja, është marrëdhënia juaj me Perëndinë, [Atin tuaj Qiellor, i cili është] burimi [i] fuqisë suaj morale, që duhet ta vini gjithnjë të parën në jetën tuaj. Mbani mend se fuqia e Jezusit erdhi përmes përkushtimit të Tij të vendosur ndaj vullnetit të Atit. … Përpiquni të jeni ajo lloj pasuese e Atit dhe e Birit dhe ndikimi juaj nuk do të zbehet kurrë.”3

Shkrime të Shenjta Shtesë

Psalmeve 24:3–5; Filipianëve 4:8; 2 Pjetër 1:3–5; Alma 31:5; DeB 38:23–24

Nga Shkrimet e Shenjta

Sot, gra të virtytshme, plot besim, i qasen Shpëtimtarit. Te Lluka 8 lexojmë për një grua që kishte një fluks gjaku prej 12 vitesh që nuk mund të shërohej. Ajo kërkoi shërim kur “iu afrua nga pas [Krishtit] dhe i preku cepin e rrobës së tij dhe në atë çast iu pre fluksi i gjakut. … Por Jezusi tha: ‘Dikush më preku, sepse e ndjeva që një fuqi4 doli prej meje’.” Kjo grua e virtytshme dhe besnike i ra ndër këmbë Atij duke i deklaruar “në prani të gjithë popullit” se “e kishte prekur” dhe “ishte shëruar në çast. Dhe ai i tha: ‘Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi’” (shih Lluka 8:43–48; shih edhe 6:17–19).

Përmes virtytit5 të Tij Krishti mund të shërojë, aftësojë, forcojë, ngushëllojë dhe gëzojë kur ne zgjedhim me guxim e besim që t’i qasemi Atij.

Shënime

  1. James E. Faust, “The Virtues of Righteous Daughters of God”, Liahona, maj 2003, f. 108.

  2. Gordon B. Hinckley, “Excerpts from Recent Addresses of President Gordon B. Hinckley”, Ensign, prill 1996, f. 73.

  3. D. Tod Kristoferson, “Forca Morale e Grave”, Liahona, nëntor 2013, f. 29, 31.

  4. Virtyti ka fuqi (shih Marku 5:30).

  5. Te Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Priftëria” përkufizohet si: “Autoriteti dhe fuqia që Perëndia i jep njeriut për të vepruar në të gjitha gjërat për shpëtimin e njeriut” (DeB 50:26–27).

Merreni Parasysh Këtë

Si na fuqizon dhe forcon virtyti?