Rinia
E Lidhur Përjetësisht me Familjen Time
Autorja jeton në Juta, SHBA.
Kur më birësuan në moshën trevjeçare, nëna ime biologjike lejoi që të përfundohej birësimi vetëm nëse prindërit e mi binin dakord që të kryenin ordinancat e mia të Kishës pasi të mbushja 12 vjeçe. Ajo mendoi se duhej të isha e rritur mjaftueshëm sa për ta bërë vetë zgjedhjen time, por ishte vërtet e vështirë të prisja.
Po, ishte e vështirë t’i shihja shumë prej shokëve të mi të pagëzoheshin kur mbushnin tetë vjeç, por ajo që ishte edhe më e vështirë, qe të dija se nuk mund të vulosesha me prindërit e mi birësues dhe pesë vëllezërit e motrat më të mëdhenj derisa të isha 12 vjeçe. Kisha frikë se do të më ndodhte diçka dhe nuk do të isha në gjendje të vulosesha me ta.
Tek afrohej ditëlindja ime e 12-të, ne filluam të bënim plane për pagëzimin tim dhe vulosjen me familjen time. Prindërit e mi më lanë të zgjidhja se në cilin tempull do të vuloseshim. Kisha menduar gjithnjë se Tempulli i San-Diegos në Kaliforni ishte më i bukuri, ndaj e gjithë familja ime ra dakord që të udhëtonim me makinë deri në Kaliforni për vulosjen.
Mezi po prisja të bëhesha një familje e përjetshme me prindërit dhe motrat e vëllezërit e mi. Gjatë vulosjes sime, e ndjeva Shpirtin kaq fort, sa është e vështirë ta shpreh me fjalë. Tani që më në fund jam vulosur me familjen time, ndjenjat e mia të shqetësimit janë zëvendësuar me ngushëllimin dhe paqen, duke e ditur se jam e lidhur përjetësisht me ta.