2015
Duke Punuar me Lutjen
shtator 2015


Rinia

Duke Punuar me Lutjen

Presidenti Ajring ju mëson se familja juaj mund të bekohet nga marrëdhënia juaj e fortë me Atin Qiellor. Ju mund ta përmirësoni marrëdhënien tuaj me Të duke i përmirësuar lutjet tuaja! Këtu janë disa ide rreth mënyrës për ta bërë këtë:

Përpara se ta filloni lutjen, merrni pak çaste për të menduar rreth asaj që dëshironi të thoni. Merrni parasysh pyetje që mund të keni ose gjëra që kanë qenë duke ju shqetësuar – ju mundeni madje t’i shkruani që të mos i harroni. Përdoreni këtë kohë për ta qartësuar mendjen tuaj nga turbullimet e ditës në mënyrë që të mund të përqendroheni te përshtypjet e buta të Frymës së Shenjtë. Nëse mendja juaj priret të sorollatet ndërkohë që luteni, përpiquni ta përfytyroni Atin Qiellor duke dëgjuar. Flisni konkretisht. Gjithashtu, lini pak minuta në mbarim të lutjes për të dëgjuar nxitjet e Shpirtit. Ju mund t’i shkruani nxitjet tuaja në ditarin tuaj.

Mbani mend se lutja është një formë pune, ndaj mos u shqetësoni nëse duhet praktikë apo ju duket e vështirë! Përpjekja juaj për bërjen e lutjeve mund t’ju ndihmojë të krijoni një marrëdhënie me Perëndinë që do të bekojë breza.