Rinia
Veprimet Që Çojnë Drejt Lumturisë
Presidenti Ajring na mëson se “lumturia që dëshirojmë për njerëzit tanë të dashur, varet nga zgjedhjet e tyre”.
Mund të lexoni rreth efektit që mund të kenë zgjedhjet, nga shembujt e Nefit, Lamanit dhe Lemuelit. Lamani dhe Lemueli murmuritën dhe nuk dëshironin t’i mbanin urdhërimet (shih 1 Nefi 2:12). Si rrjedhojë, ata dhe pasardhësit e tyre u mallkuan dhe u dëbuan nga prania e Zotit (shih 2 Nefi 5:20–24). Nefi zgjodhi t’u bindej urdhërimeve (shih 1 Nefi 3:7) dhe, për shkak të asaj, ai dhe populli i tij “jetua[n] sipas mënyrës së lumturisë” (2 Nefi 5:27).
Ju mund të zgjidhni të jeni të drejtë dhe të jeni të lumtur. Por njerëzit rreth jush ndoshta prapëseprapë do të bëjnë zgjedhje të gabuara që çojnë drejt mjerimit ose parehatisë. Ndërkohë që ato vendime u takojnë atyre t’i marrin, shembulli juaj mund të ndikojë për mirë te zgjedhjet e tyre. Si mund t’u sjellin lumturi të tjerëve zgjedhjet tuaja? Diskutoni me familjen tuaj për mënyra të ndryshme në të cilat mund të ndikoni në mënyrë pozitive ndaj atyre që ju rrethojnë, dhe t’i ndihmoni ata të ndiejnë lumturi.