2016
Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës
janar 2016


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Janar 2016

Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni të dini se çfarë të tregoni. Në ç’mënyrë të kuptuarit e doktrinës së familjes do t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni nëpërmjet vizitës mësimore? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Për mbledhjen e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës në vitin 1995, kur Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) e lexoi për herë të parë proklamatën “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Boni L. Oskarson, presidentja e përgjithshme e Të Rejave, tha: “Ne ishim mirënjohëse dhe e vlerësuam qartësinë, thjeshtësinë dhe të vërtetat e këtij dokumenti të frymëzuar nga zbulesa. … Proklamata mbi familjen është bërë standardi ynë për gjykimin e filozofive të botës dhe unë dëshmoj se parimet e parashtruara … janë po aq të vërteta sot saç ishin kur na u dhanë nga një profet i Perëndisë afro 20 vjet më parë.”1

“Nga proklamata për familjen”, shton Karol M. Stivens, këshilltarja e parë në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, “ne mësojmë: ‘Në mbretërinë paratokësore, bijtë dhe bijat shpirtërore e njihnin dhe e adhuronin Perëndinë si Atin e tyre të Amshuar’2 …

… Secila prej nesh bën pjesë në një familje të Perëndisë dhe është e nevojshme në atë familje.”3

Ne jetojmë në një kohë kur prindërit duhet t’i mbrojnë shtëpitë dhe familjet e tyre. “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” mund të na drejtojë.

Shkrime të Shenjta Shtesë

Mosia 8:16–17; Doktrina e Besëlidhje 1:38

Ngjarje Aktuale

“Li Mei Çen Ho nga Lagjja e Tretë e Tao Juanit, në Kunjin e Tao Juanit në Tajvan, tha se proklamata i ka mësuar asaj se marrëdhëniet familjare ndihmojnë në zhvillimin e karakteristikave hyjnore të tilla si besimi, durimi dhe dashuria. ‘Kur përpiqem ta përmirësoj veten sipas proklamatës, mund të përjetoj lumturi të vërtetë’, tha ajo.”4

Barbara Tompson, e cila ishte e pranishme kur proklamata u lexua për herë të parë dhe më vonë shërbeu si këshilltare në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, tha: “Mendova për një çast se [proklamata e familjes] nuk më përkiste shumë mua në të vërtetë, duke qenë se nuk isha e martuar dhe nuk kisha fëmijë. Por pothuajse po aq shpejt mendova: ‘Por njëmend më përket mua. Unë jam pjesëtare e një familjeje. Jam një bijë, një motër, një emtë, një kushërirë, një mbesë. … Madje edhe po të isha pjesëtarja e vetme e gjallë e familjes sime, prapëseprapë jam ende një pjesëtare e familjes së Perëndisë.’”5

Shënime

  1. Boni L. Oskarson, “Mbrojtëse të Proklamatës së Familjes”, Liahona, maj 2015, f. 14–15.

  2. “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Liahona, nëntor 2010, f. 129.

  3. Karol M. Stivens, “Familja Vjen nga Perëndia”, Liahona, maj 2015, f. 11.

  4. Nicole Seymour, “‘The Family: A Proclamation to the World’ areaches 10-Year Milestone”, Liahona, nëntor 2005, f. 127.

  5. Barbara Thompson, në Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 148.

Merreni Parasysh Këtë

Si është “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” një dokument për kohën tonë?