Mesazhi i Vizitave Mësimore, Shkurt 2017
Shlyerja e Krishtit është Provë e Dashurisë së Perëndisë
Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të thoni.
Të kuptuarit se Ati ynë Qiellor dha Birin e Tij të Vetëmlindur që ne të mund të kemi pavdekësinë dhe potencialin për jetë të përjetshme, na ndihmon të ndiejmë dashurinë e pafundme dhe të pakrahasueshme të Perëndisë për ne. Edhe Shpëtimtari ynë na do.
“Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? …
Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,
as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 8:35, 38–39).
Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha për Shlyerjen e Jezu Krishtit: “Vuajtja e Shpëtimtarit në Gjetseman dhe agonia e Tij në kryq na shëlbojnë nga mëkati duke kënaqur kërkesat që drejtësia ka mbi ne. Ai shtrin mëshirë dhe fal ata që pendohen. Shlyerja [e Jezu Krishtit] gjithashtu kënaq borxhin që drejtësia zotëron mbi ne, duke na shëruar dhe dëmshpërblyer për çfarëdo vuajtje që durojmë pafajësisht. ‘Pasi vini re, ai vuan dhembjet e të gjithë njerëzve, po, vuajtjet e çdo krijese të gjallë, si burra, gra ashtu edhe fëmijë, që bëjnë pjesë në familjen e Adamit’ (2 Nefi 9:21; shih edhe Alma 7:11–12).”1
Krishti na ka “gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të [Tij]” (Isaia 49:16). Linda K. Barton, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, thotë: “Ai akt më i lartë dashurie duhet ta çojë secilin prej nesh që të gjunjëzohet në lutje të përulur për ta falënderuar Atin tonë Qiellor që na do aq sa Ai dërgoi Birin e Tij të Vetëmlindur dhe të përsosur që të vuante për mëkatet tona, pikëllimet tona dhe gjithçka që duket e padrejtë në vetë jetën tonë vetjake”2.
Shkrime të Shenjta dhe Informacion i Mëtejshëm
© 2017 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Shtypur në Gjermani. Miratuar për anglisht: 6/16. Miratuar për përkthim: 6/16. Përkthim i Visiting Teaching Message, February 2017. Albanian. 97922 101
Merreni Parasysh Këtë
Si mund ta shprehim mirënjohjen dhe dashurinë tonë për Perëndinë dhe për Jezu Krishtin për dhuratën e Shlyerjes së Shpëtimtarit tonë?