Mesazhi i Vizitave Mësimore, Qershor 2017
Fuqia e Priftërisë nëpërmjet Mbajtjes së Besëlidhjeve
Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të thoni. Si do t’i përgatitë bijat e Perëndisë të kuptuarit e qëllimit të Shoqatës së Ndihmës për bekimet e jetës së përjetshme?
“Mesazhi im për … të gjithë është se ne mund ta jetojmë çdo orë ‘të bekuar nga forca e fuqisë së priftërisë’, cilado qoftë rrethana jonë”, tha Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
“… Ndërsa merrni pjesë denjësisht në ordinancat e priftërisë, Zoti do t’ju japë forcë, paqe e këndvështrim të përjetshëm më të sigurt. Cilado qoftë situata juaj, shtëpia juaj do të jetë e ‘bekuar nga forca e fuqisë së priftërisë’.”1
Si e ftojmë ne fuqinë e priftërisë në jetën tonë? Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na kujton se “ata të cilët kanë hyrë në ujërat e pagëzimit dhe më pas kanë marrë dhurimin [indaumentin] e tyre në shtëpinë e Zotit, kanë të drejtën të marrin bekime të çmuara dhe të mrekullueshme. Dhurimi [indaumenti] është me plot kuptimin e fjalës një dhuratë fuqie … [dhe] Ati ynë në Qiell është bujar me fuqinë e Tij.” Ai na kujton ne se në tempull, burrat dhe gratë “e marrin që të dy dhurimin [indaumentin] me të njëjtën fuqi”, “e cila sipas përkufizimit është fuqia e priftërisë”2.
Linda K. Barton, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, tha: “Duke qenë se fuqia e priftërisë është diçka që të gjithë ne dëshirojmë ta kemi në familjet dhe shtëpitë tona, çfarë duhet të bëjmë ne për ta ftuar atë fuqi në jetën tonë? Drejtësia vetjake është e domosdoshme për ta pasur fuqinë e priftërisë.”3
“Nëse do e paraqitim veten me përulësi përpara Zotit dhe do t’i kërkojmë Atij që të na mësojë, Ai do të na tregojë se si ta rritim qasjen tonë te fuqia e Tij”, tha Presidenti Rasëll M. Nelson, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.4
Shkrime të Shenjta dhe Informacion i Mëtejshëm
1 Nefi 14:14; Doktrina e Besëlidhje 121:36; 132:20; reliefsociety.lds.org
© 2017 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Shtypur në Gjermani. Miratuar për anglisht: 6/16. Miratuar për përkthim: 6/16. Përkthim i Visiting Teaching Message, June 2017. Albanian. 97926 101