Mesazhi i Vizitave Mësimore, Gusht 2017
Të Jetuarit e një Jete të Përkushtuar
Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të tregoni. Si mund t’i përgatitë kuptueshmëria e qëllimit të Shoqatës së Ndihmës bijat e Perëndisë për bekimet e jetës së përjetshme?
“Të përkushtosh është të veçosh apo ta kushtosh diçka si të shenjtë, kushtuar qëllimeve të shenjta”, tha Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. “Suksesi i vërtetë në këtë jetë vjen në përkushtimin e jetës tonë – që do të thotë, kohën dhe zgjedhjet tona – qëllimeve të Perëndisë.”1
Plaku Nil A. Maksuell (1926–2004), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Ne priremi të mendojmë për përkushtimin vetëm si dhënien e zotërimeve tona materiale kur udhëzohemi në mënyrë hyjnore. Por përkushtimi i vërtetë është t’ia japësh veten Perëndisë.”2
Kur ia përkushtojmë veten tonë qëllimeve të Perëndisë, besimi ynë te Jezu Krishti dhe te Shlyerja e Tij do të rritet. Kur jetojmë një jetë të përkushtuar, ne mund të bëhemi të shenjtë nëpërmjet këtyre veprimeve.
Karol M. Stivens, Këshilltare e Parë në Presidencën e Shoqatës së Ndihmës, tha: “Plaku Robert D. Hejls dha mësim: ‘Kur bëjmë dhe mbajmë besëlidhjet, ne shkëputemi nga bota dhe hyjmë në mbretërinë e Perëndisë’.
Ne ndryshohemi. Ne dukemi ndryshe dhe veprojmë ndryshe. Gjërat që dëgjojmë e lexojmë e themi janë ndryshe, dhe ajo që veshim është ndryshe pasi bëhemi bija të Perëndisë të lidhura me Të përmes besëlidhjes.”3
Përkushtimi është besëlidhja që Perëndia bën “me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve”, thotë Zoti: “Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im” (Jeremia 31:33). Të jetuarit e një jete të përkushtuar është në harmoni me planin e Perëndisë për ne.
Shkrime të Shenjta Shtesë
© 2017 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/17. Miratuar për përkthim: 6/17. Përkthim i Visiting Teaching Message, August 2017. Albanian. 97928 101