2017
T’Falemi, Per’ndi, për Profetin
shtator 2017


Rinia

T’Falemi, Per’ndi, për Profetin

Në ç’mënyrë ka ndikuar te ju profeti ynë, Presidenti Tomas S. Monson? Çfarë do të kujtoni më së shumti prej tij? Merreni parasysh të shkruani në ditarin tuaj për Presidentin Monson dhe jetën e tij, ngjashëm me mënyrën se si ai përshkruan në këtë mesazh ndikimin e secilit profet që ai mban mend.

Ju mund të dëshironi gjithashtu të zgjidhni një citat të parapëlqyer prej tij dhe ta shkruani atë diku ku do ta shihni shpesh, si në një dosje shkolle ose në një shënim në dhomën tuaj. Ju madje mund të krijoni një figurë me një citat prej tij dhe ta vendosni si sfond në celularin tuaj. Sa herë që ta shihni citatin, ju mund të mendoni thellë për rëndësinë e një profeti të gjallë dhe të kujtoni se ai është këtu që të na japë dashuri dhe udhërrëfim sot.

Shtyp në Letër