Mesazhi i Vizitave Mësimore, Shtator 2017
Të Një Zemre
Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të tregoni. Si mund t’i përgatitë kuptueshmëria e qëllimit të Shoqatës së Ndihmës bijat e Perëndisë për bekimet e jetës së përjetshme?
“Dhe Zoti e quajti popullin e tij Sion, ngaqë ata ishin të një zemre dhe të një mendjeje dhe banuan në drejtësi; dhe nuk kishte të varfër mes tyre” (Moisiu 7:18). Si mund të bëhemi një?
Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Në mes të fjalës anglisht atonement [shlyerje] është fjala one [një]. Nëse i gjithë njerëzimi do ta kuptonte këtë, nuk do të kishte kurrë ndonjë njeri për të cilin të mos shqetësoheshim, pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, feja apo pozita shoqërore ose ekonomike. Ne do të përpiqeshim t’i shëmbëllenim Shpëtimtarit dhe nuk do të ishim kurrë të pasjellshëm, moskokëçarës, pa respekt apo të pandjeshëm ndaj të tjerëve.”1
Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, dha mësim: “Atje ku njerëzit e kanë Shpirtin me ta, ata mund të presin harmoni. … Shpirti i Perëndisë asnjëherë nuk krijon grindje (shih 3 Nefi 11:29). …Ai të çon drejt paqes vetjake dhe një ndjenje uniteti me të tjerët.”2
Duke folur për sfidat familjare, Karol M. Stivensi, që shërbeu si Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, tha: “Nuk më është dashur kurrë të jetoj përmes divorcit, dhembjes dhe pasigurisë që vjen nga braktisja, apo me përgjegjësinë që lidhet me të qenit një nënë e vetme. Nuk e kam përjetuar vdekjen e një fëmije, shterpësinë apo tërheqjen fizike ndaj së njëjtës gjini. Nuk më është dashur të duroj keqtrajtimin, sëmundje kronike ose varësinë nga lëndët e ndryshme. Këto nuk kanë qenë mundësitë e mia sforcuese.
Por përmes sprovave dhe sfidave të mia vetjake … unë jam njohur mirë me Atë që vërtet kupton. …Dhe përveç kësaj, i kam përjetuar të gjitha provat e vdekshmërisë që sapo i përmenda, nëpërmjet këndvështrimit të një bije, nëne, gjysheje, motre, tetoje dhe shoqeje.
Mundësia jonë si bija të Perëndisë, që i mbajmë besëlidhjet, nuk është thjesht të mësojmë nga vetë sfidat tona; ajo është që të bashkohemi në dashamirësi e dhembshuri, ndërsa i mbështetim anëtarët e tjerë të familjes së Perëndisë në mundimet e tyre, siç kemi besëlidhur ta bëjmë.”3
Shkrime të Shenjta dhe Informacion i Mëtejshëm
Gjoni 17:20–23; Efesianëve 4:15; Mosia 18:21–22; 4 Nefi 1:15;
© 2017 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/17. Miratuar për përkthim: 6/17. Përkthim i Visiting Teaching Message, September 2017. Albanian. 97929 101