2017
Të Gatshëm të Mbajmë Barrët e Njëri-Tjetrit
dhjetor 2017


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Dhjetor 2017

Të Gatshëm të Mbajmë Barrët e Njëri-Tjetrit

Studiojeni këtë material me lutje dhe kërkoni frymëzim për të ditur se çfarë të tregoni. Si do t’i përgatitë kuptueshmëria e qëllimit të Shoqatës së Ndihmës bijat e Perëndisë për bekimet e jetës së përjetshme?

Besim, Familje, Ndihmë

“Ne jemi të rrethuar nga ata që kanë nevojë për vëmendjen tonë, nxitjen tonë, mbështetjen tonë, ngushëllimin tonë, dashamirësinë tonë”, tha Presidenti Tomas S. Monson. “Ne jemi duart e Zotit këtu në tokë, me autorizimin për të shërbyer dhe për të ngritur moralisht fëmijët e Tij. Ai varet nga secili prej nesh.”1

Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, tha: “Një ndryshim i madh filloi në zemrën tuaj kur erdhët në Kishë. Ju bëtë një besëlidhje dhe morët një premtim që filloi t’jua ndryshonte vetë natyrën tuaj. …

Ju premtuat se do ta ndihmonit Zotin që t’i bënte barrët e [të tjerëve] të lehta dhe që të gjenin ngushëllim. Juve ju dha fuqia për të ndihmuar që t’i lehtësoni ato barrë, kur e morët dhuratën e Frymës së Shenjtë.”2

“Ne dëshirojmë ta përdorim dritën e ungjillit për t’i parë të tjerët ashtu siç i sheh Shpëtimtari – me dhembshuri, shpresë e dashuri hyjnore”, tha Xhin B. Binghami, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës. “Dita do të vijë kur ne do të kemi një kuptueshmëri të plotë për zemrën e njerëzve të tjerë dhe do të jemi mirënjohëse që të kemi mëshirë të shtrirë drejt nesh – po ashtu sikurse ne ua shtrijmë mendimet e fjalët dashamirëse të tjerëve gjatë kësaj jete. …

Detyrimi dhe privilegji ynë është që të përqafojmë përmirësimin te çdo njeri ndërkohë që përpiqemi të bëhemi më shumë si Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti.”3

Teksa i mbajmë barrët e njëri-tjetrit dhe i mbajmë besëlidhjet tona, ne hapim udhën që Jezu Krishti të shërojë të tjerët. Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Duke marrë parasysh çmimin e paimagjinueshëm të Kryqëzimit dhe Shlyerjes, unë ju premtoj se Ai nuk do të na e kthejë shpinën e Tij tani. Kur Ai u thotë skamësve në frymë: ‘Ejani tek unë’, Ai do të thotë që Ai e di rrugëdaljen dhe Ai e di udhën drejt qiellit. Ai e di sepse ka ecur në atë udhë. Ai e di udhën sepse Ai është udha.”4

Shkrime të Shenjta Shtesë

Mateu 25:40; Galatasve 6:2; Mosia 2:17; 18:8–9

Shënime

  1. Thomas S. Monson, “Serve the Lord with Love”, Liahona, shkurt 2014, f. 4.

  2. Henri B. Ajring, “Ngushëlluesi”, Liahona, maj 2015, f. 18.

  3. Xhin B. Bingham, “Unë do ta Sjell Dritën e Ungjillit në Shtëpinë Time”, Liahona, nëntor 2016, f. 6‑8.

  4. Jeffrey R. Holland, “Broken Things to Mend”, Liahona, maj 2006, f. 71; Xhefri R. Holland, “Gjëra të Rrënuara për t’u Rimëkëmbur”, Konferenca e Përgjithshme, prill 2006, f. 104.

Shtyp në Letër