2021
Historia Familjare i Ndihmon Paraardhësit Tanë
Dhjetor 2021


“Historia Familjare i Ndihmon Paraardhësit Tanë”, Liahona, Dhjetor 2021

Mesazhi i Përmuajshëm i Revistës Liahona, Dhjetor 2021

Historia Familjare i Ndihmon Paraardhësit Tanë

Historia familjare ka të bëjë me të zbuluarit dhe të mësuarit për pjesëtarët tanë të familjes. Ne gjithashtu mbledhim informacion për paraardhësit tanë që të mund të bëjmë punë në tempull për ta.

Pamja
teksti

Familjet janë qendrore në planin e Atit Qiellor për lumturinë. Ai ka përgatitur një mënyrë për familjet që ato të vazhdojnë përgjithmonë. Ndërsa bëjmë historinë tonë familjare dhe punën në tempull, ne ndihmojmë t’i bashkojmë pjesëtarët tanë të familjes, si ata që janë gjallë edhe ata që kanë vdekur. (“Puna në tempull” do të thotë të marrim ordinancat e tempullit për veten, të tilla si vulosja me bashkëshortin/en tonë, si edhe të bëjmë ordinancat në tempull për paraardhësit tanë.)

Historia Familjare dhe Puna në Tempull

Çdo person që ka jetuar ose do të jetojë në tokë ka nevojë për ordinancat e ungjillit. Nëse paraardhësit tanë nuk e patën këtë mundësi, ne mund të kryejmë ordinanca në tempull për ta. Njëra nga ato ordinanca është të qenit i vulosur me pjesëtarët e familjes. “Të vulosesh” do të thotë se ne do të jemi në gjendje që të jetojmë përgjithmonë me familjen tonë nëse jemi të drejtë. Ne mund të vulosemi te familja jonë vetëm në tempuj.

Bekimet prej Punës për Historinë Familjare

Pamja
familja

Historia familjare mund të na ndihmojë që t’i forcojmë marrëdhëniet tona me pjesëtarët tanë të gjallë të familjes. Ndërsa shpërndajmë histori, fotografi dhe kujtime të tjera me njëri‑tjetrin, ne krijojmë lidhje familjare. Ne forcojmë gjithashtu dashurinë që kemi për njëri‑tjetrin. Profetët kanë premtuar gjithashtu se puna për historinë familjare do të na sjellë më pranë Jezu Krishtit.

Gjetja e Paraardhësve Tanë

Pamja
dokumente në gjuhën kineze

Ati Qiellor dëshiron që ne të vulosemi me familjen tonë aktuale dhe me paraardhësit tanë. Përpara se të mund të vulosemi me paraardhësit tanë, ne duhet ta gjejmë dhe më pas ta ruajmë informacionin lidhur me ta. Mirëpo historia familjare është më shumë sesa thjesht kërkimi i emrave, datave dhe vendeve. Ndërsa mësojmë për paraardhësit tanë, ne do të ndihemi më të lidhur me ta.

Shtyp në Letër