2022
Besëlidhjet na Lidhin me Perëndinë
Shkurt 2022


“Besëlidhjet na Lidhin me Perëndinë”, Liahona, Shkurt 2022

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Liahona, Shkurt 2022

Besëlidhjet na Lidhin me Perëndinë

Bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve sjellin bekime.

Një besëlidhje është një premtim ndërmjet Atit Qiellor dhe fëmijëve të Tij. Ai vendos kushtet për besëlidhjet që bëjmë me Të. Kur e bëjmë atë që Ai na kërkon, ne marrim shumë bekime. Dhe ne nuk marrim bekime vetëm në tokë – kur bëjmë besëlidhje dhe i mbajmë ato, ne do të kthehemi për të jetuar sërish një ditë me Perëndinë dhe familjet tona në qiell.

pagëzimi

Besëlidhjet dhe Ordinancat

Ne bëjmë besëlidhje gjatë ordinancave të caktuara. Ne nevojitet t’i marrim ato ordinanca dhe t’u bindemi atyre besëlidhjeve me qëllim që të kthehemi për të jetuar sërish me Perëndinë. Ordinancat kryhen me anë të autoritetit të priftërisë. Ato ordinanca përfshijnë pagëzimin dhe konfirmimin, marrjen e Priftërisë Melkizedeke (për burrat) dhe ordinancat që marrim në tempull. Gjatë sakramentit, anëtarët e Kishës i ripërtërijnë premtimet që i kanë bërë Perëndisë (shih Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79).

sakramenti

Besëlidhjet na Ndihmojnë të Jetojmë Drejtësisht

Gjatë pagëzimit, ne premtojmë ta ndjekim Jezu Krishtin, ta kujtojmë Atë gjithmonë dhe t’i zbatojmë urdhërimet (shih Doktrina e Besëlidhje 20:37). Perëndia premton se Fryma e Shenjtë mund të jetë gjithmonë me ne.

Kur burrat e marrin priftërinë, ata premtojnë të jetojnë të denjë për fuqinë e priftërisë së Perëndisë. Perëndia premton t’i bekojë ata. (Shih Doktrina e Besëlidhje 84:33–40.)

Tempulli i Resifes, Brazil

Ilustrim i Tempullit të Resifes në Brazil nga James Porter

Besëlidhjet që Bëjmë në Tempull

Kur anëtarët e Kishës marrin dhurimin e tyre në tempull, ata premtojnë të jetojnë drejtësisht dhe të sakrifikojnë për ungjillin. Atyre u premtohet fuqi nga Perëndia (shih Doktrina e Besëlidhje 38:32; 109:22).

Gjatë vulosjes në tempull, bashkëshorti dhe bashkëshortja martohen për përjetësinë dhe premtojnë të jenë besnikë ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj Perëndisë. Perëndia premton që ata mund të kthehen tek Ai dhe të jetojnë si familje përgjithmonë. (Shih Doktrina e Besëlidhje 132:19–20.)

misionarët

Ne Jemi një Popull i Besëlidhjes

Ata që bashkohen me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, bëhen populli i besëlidhjes së Perëndisë. Ata gjithashtu trashëgojnë bekimet dhe përgjegjësitë e besëlidhjes së Abrahamit (shih Galatasve 3:27–29). Të qenit pjesë e popullit të besëlidhjes së Perëndisë do të thotë që ne e ndihmojmë njëri-tjetrin ndërsa i afrohemi më tepër Krishtit. Gjithashtu do të thotë që ne punojmë për ta forcuar Kishën e Perëndisë në tokë. Kur i mbajmë besëlidhjet tona, ne mund të gjejmë fuqi dhe forcë nga Perëndia.