“Ruthi dhe Naomi”, Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Qershor 2022
“Ruthi dhe Naomi”
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Qershor 2022
Ruthi dhe Naomi
Naomi dhe familja e saj shkuan në një tokë të re për shkak të një zie buke. Ata takuan një të re që quhej Ruthi. Ruthi u martua me djalin e Naomit.
Më pas bashkëshorti i Ruthit vdiq. Ruthi ishte shumë e trishtuar.
Edhe Naomi ishte shumë e trishtuar. Ajo nuk kishte më pjesëtarë të familjes që të kujdeseshin për të. Ajo vendosi të kthehej në vendin nga kishte ardhur.
Naomi i tha Ruthit të kthehej te familja e saj. Por Ruthi e donte Naomin. Ajo premtoi të vinte me Naomin dhe të kujdesej për të.
Ruthi dhe Naomi ishin të varfra. Prandaj Ruthi punonte shumë për të gjetur ushqim për to.
Një ditë, një burrë i quajtur Boaz, e pa Ruthin që po mblidhte grurin e mbetur në njërën nga fushat e tij.
Boazi ishte dashamirës. Ai u tha punëtorëve të linin ushqime tepër për Ruthin.
Më vonë Ruthi dhe Boazi u martuan. Ata patën një foshnjë djalë. Naomi ndihmoi që të kujdeseshin për djalin.
Unë mund të ndihmoj që të kujdesem për të tjerët. Unë mund të jem dashamirës/e ndaj njerëzve nevojtarë.
© 2022 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, June 2022. Albanian. 18315 101