2022
Përse e Paguajmë të Dhjetën
Dhjetor 2022


“Përse e Paguajmë të Dhjetën”, Liahona, Dhjetor 2022.

Mesazhi i Përmuajshëm i Revistës Liahona, Dhjetor 2022

Përse e Paguajmë të Dhjetën

Pamja
monedha njëra mbi tjetrën

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i japin Kishës një të dhjetën e të ardhurave të tyre. Kjo quhet e dhjetë. Paratë përdoren për të kryer punën e Kishës në mbarë botën.

Çfarë Është e Dhjeta?

Njëri nga urdhërimet e Perëndisë është që t’i paguajmë Kishës së Tij të dhjetën, që është një e dhjeta e të ardhurave tona. Kur e paguajmë të dhjetën, ne tregojmë mirënjohje ndaj Perëndisë për bekimet tona. Ne tregojmë se mirëbesojmë te Zoti dhe se jemi të gatshëm t’i bindemi Atij në të gjitha gjërat.

Pamja
njerëz duke i sjellë të mira materiale Melkizedekut si pagesë për të dhjetën

Melchizedek—Keeper of the Storehouse [Melkizedeku – Kujdestari i Shtëpisë së Ruajtjes], nga Clark Kelley Price

Mësime nga Dhiata e Vjetër

Populli i Perëndisë ka paguar të dhjetë që në kohët e Dhiatës së Vjetër. Për shembull, Abrahami pagoi të dhjetë (shih te Zanafilla 14:18–20). Ligji i së dhjetës u dha mësim edhe nga profetët e lashtë, përfshirë Moisiun dhe Malakian (shih te Levitiku 27:30–34; Nehemias 10:35–37; Malakia 3:10).

Rivendosja e Ligjit të së Dhjetës

Në vitin 1838, Profeti Jozef Smith i kërkoi Zotit se si duhej ta paguanin të dhjetën anëtarët e Kishës. Përgjigjja e Zotit shënohet te Doktrina e Besëlidhje 119, që thotë se anëtarët duhet t’i japin Kishës një të dhjetën e interesit të tyre (shih te vargu 4). Udhëheqësit e Kishës kanë dhënë mësim se fjala “interes” do të thotë të ardhura.

Pamja
dy burra duke tokur duart teksa njëri i jep një zarf tjetrit

Fotografi nga Jamie Dale Johnson

Si e Paguajmë të Dhjetën

Ne mund ta paguajmë të dhjetën duke plotësuar formularin e dhurimit në internet te donations.ChurchofJesusChrist.org. Ose mund të plotësojmë një formular në letër dhe t’ia japim paratë një anëtari të peshkopatës ose të presidencës së degës. Të gjitha paratë u dërgohen zyrave qendrore të Kishës, ku udhëheqësit e Kishës (Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Peshkopata Kryesuese) me lutje vendosin se si do të përdoren ato.

Bekimet

Zoti ka premtuar se ata që paguajnë të dhjetën, do të bekohen materialisht e shpirtërisht. E dhjeta gjithashtu i bekon të gjithë fëmijët e Perëndisë me mundësinë për të mësuar për Të dhe për t’u rritur në ungjill.

Pamja
Tempulli i Solt‑Lejkut

Si Përdoren Fondet e së Dhjetës

Paratë e së dhjetës përdoren për të ndërtuar Kishën e Zotit anembanë botës. Kjo përfshin ndërtimin e tempujve dhe struktura të tjera të Kishës, shtypjen e shkrimeve të shenjta dhe të materialeve të tjera, financimin e shkollave që i zotëron Kisha, dhe të ndihmuarit në punën për historinë familjare dhe punën misionare.

Deklarimi i së Dhjetës

Një herë në vit, anëtarët e Kishës takohen me peshkopin e tyre (ose presidentin e degës) për t’i thënë atij nëse janë pagues të së dhjetës së plotë.

Çfarë Paguhet me të Dhjetën

Pamja
Tempulli i Oklandit, Kaliforni

Fotografi e Tempullit të Oklandit në Kaliforni nga Longin Lonczyna Jr.

Pamja
kopje të Librit të Mormonit në gjuhë të ndryshme
Pamja
shtëpi mbledhjesh

Shtyp në Letër