“Barinjtë Vizitojnë Jezusin Foshnjë”, Miku, Dhjetor 2023, f. 46–47.
Mesazhi i Përmuajshëm i Revistës Miku, Dhjetor 2023
Barinjtë Vizitojnë Jezusin Foshnjë
Një natë një engjëll vizitoi barinjtë në fushë. Engjëlli u tha atyre se lindi një foshnjë e rëndësishme. Emri i Tij ishte Jezu Krishti. Ai do të ishte Shpëtimtari për të gjithë njerëzit në botë. Erdhën engjëj të tjerë. Ata kënduan: “Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve”.
Barinjtë shkuan me nxitim që të vizitonin Jezusin foshnjë. Ata ishin kaq të lumtur që e panë Atë!
Barinjtë u treguan njerëzve të tjerë rreth Jezu Krishtit. Ata dëshironin që çdo njeri ta dëgjonte lajmin e mirë.
Faqe për Ngjyrosje
Unë Mund të Këndoj për Jezu Krishtin
Ilustrimi nga Apryl Stott
Unë mund të këndoj këngë për Jezusin për të kremtuar lindjen e Tij.
© 2023 nga Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, December 2023. Language. 19049 101