“Liahona”, Miku, shkurt 2024, f. 26–27 [në anglisht].
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Shkurt 2024
Liahona
Zoti i tha Lehit që të shkonte në tokën e premtuar me familjen e vet. Por ata nuk ishin të sigurt se si të shkonin deri atje.
Zoti i dha Lehit një mjet të veçantë. Ishte si një busull. Ajo i tregonte rrugën nga duhej të shkonin. Ata e quajtën atë Liahona.
Kur ata i zbatonin urdhërimet, Liahona funksiononte. Ajo i çonte drejt ushqimit dhe sigurisë. Por kur ata debatonin dhe nuk bindeshin, ajo nuk funksiononte më.
Familja e Lehit e ndoqi Liahonën në mënyrë që të mund t’ia dilnin deri tek toka e premtuar. Kur zgjedhim të drejtën, Ati Qiellor do të na udhërrëfejë edhe neve.
Faqe për Ngjyrosje
Unë Mund të Pagëzohem si Jezusi
Ilustrimi nga Adam Koford
Si mund të përgatitesh për t’u pagëzuar?
© 2024 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, February 2024. Language. 19276 101