“24 Janar. Si Mund të Përgatitem për të Marrë Pjesë në ‘Veprën e Mrekullueshme’ të Perëndisë? Doktrina e Besëlidhje 3–5”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)
“24 Janar. Si Mund të Përgatitem për të Marrë Pjesë në ‘Veprën e Mrekullueshme’ të Perëndisë?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021
24 Janar
Si Mund të Përgatitem për të Marrë Pjesë në “Veprën e Mrekullueshme” të Perëndisë?
Këshillohuni së Bashku
Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta
Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):
-
Kuorumi ose klasa jonë. Çfarë mund të bëjmë që të ndërtojmë unitet mes anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës? Për cilat synime do të donim të punonim së bashku?
-
Detyrat ose përgjegjësitë tona. Çfarë po bëjmë për ta përhapur ungjillin? Çfarë përvojash kemi pasur gjatë bërjes së punës në tempull dhe punës për historinë familjare?
-
Jeta jonë. Si e kemi parë dorën e Zotit në jetën tonë? Çfarë na ka frymëzuar në studimin tonë të shkrimeve të shenjta këtë javë?
Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:
-
Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.
-
Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.
Jepeni Mësim Doktrinën
Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta
Përgatituni Shpirtërisht
Kur shenjtorët e hershëm filluan së pari të dëgjojnë mesazhin e ungjillit të rivendosur, shumë njerëz donin të dinin se çfarë mund të bënin për të ndihmuar në këtë punë. Babai i Profetit Jozef Smith, Jozef Smith Plaku, ishte një nga ata që kërkuan të dinin vullnetin e Zotit për ta. Përgjigjja e Zotit, e cila gjendet te Doktrina e Besëlidhje 4, që nga ajo kohë ka frymëzuar breza njerëzish që të shërbejnë me gjithë “zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën” e tyre (vargu 2). Qoftë duke shërbyer në një mision ose duke shërbyer në ndonjë thirrje apo përgjegjësi në Kishë, kualifikimet për shërbim janë të njëjta: një dëshirë për t’i shërbyer Perëndisë e shoqëruar me besim, shpresë, dashuri hyjnore dhe dashuri (shih Doktrina e Besëlidhje 4:2–6). Si mund t’i ndihmoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që ta forcojnë dëshirën e tyre për t’i shërbyer Zotit dhe të përgatiten për mundësi të ardhshme për të shërbyer?
Për tʼu përgatitur që t’i udhëhiqni anëtarët e kuorumit dhe anëtaret e klasës në këtë studim, ju mund të lexoni dhe përsiatni një nga mesazhet ose më shumë prej tyre të cilat gjenden te pjesa “Burime Mbështetëse”.
Mësoni së Bashku
Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të jenë frymëzuar për t’i shërbyer Zotit më me zell duke lexuar te Doktrina e Besëlidhje 3–5 këtë javë. Për t’i nxitur ata që të shprehin mendimet e tyre, ju mund t’i ftoni të përfytyrojnë sikur po bëjnë kërkesë për një punë. Çfarë kualifikimesh do të vendosnin në një jetëshkrim apo për çfarë kualifikimesh do të flisnin në një intervistë pune? Ata mund të rishikojnë seksionin Doktrina e Besëlidhje 4 dhe të përcaktojnë kualifikimet që kërkon Zoti për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në veprën e Tij. Përzgjidhni një ose më shumë nga veprimtaritë vijuese për t’i ndihmuar ata të cilëve u jepni mësim, që të marrin parasysh se çfarë mund të bëjnë për të marrë pjesë më plotësisht në “vep[rën] e mrekullueshme” të Perëndisë (Doktrina e Besëlidhje 4:1).
-
Për t’i ndihmuar ata të cilëve u jepni mësim, që të mësojnë se si mund të marrin pjesë në përshpejtimin e punës për shpëtim, shkruani në tabelë përkufizimin vijues të punës për shpëtim: Perëndia i fton të gjithë njerëzit të vijnë te Krishti dhe të ndihmojnë në veprën e Tij duke e jetuar ungjillin e Jezu Krishtit, duke u kujdesur për ata që janë në nevojë, duke i ftuar të gjithë njerëzit që ta pranojnë ungjillin dhe duke i bashkuar familjet për përjetësinë. Ftojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të diskutojnë se si cilësitë e renditura te Doktrina e Besëlidhje 4 do t’i ndihmonin që ta bënin secilën pjesë të punës për shpëtim. Ndajini të rinjtë e të rejat në grupe dhe lëreni çdo grup të diskutojë mbi mënyrat se si mund t’i zhvillojnë këto cilësi. Çfarë mund të bëjmë ne që ta bëjmë punën për shpëtim një pjesë më të rëndësishme të jetës sonë?
-
Ftojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës të shqyrtojnë njërin nga mesazhet që gjenden te pjesa “Burime Mbështetëse”, duke kërkuar një citim të cilin mund ta thonë, për mënyrën se si t’i shërbejnë Zotit me besnikëri në thirrjet, detyrat ose përgjegjësitë e tjera në Kishë. Kërkojuni atyre ta lexojnë citimin që zgjodhën, dhe pse e gjetën atë domethënës. Si do t’i zbatojnë ato që mësuan, tani dhe në të ardhmen?
-
Disa anëtarë të kuorumit ose anëtare të klasës mund të jenë duke u përgatitur për të shërbyer si misionarë. Ju mund t’u kërkoni që të tregojnë se si po përgatiten për të shërbyer. Për t’i nxitur në përpjekjet e tyre, ju mund të tregoni pyetjen që Plaku Dejvid A. Bednar tha se i bëhet shpesh: “Çfarë mund të bëj unë që të përgatitem në mënyrë më të efektshme për të shërbyer si një misionar kohëplotë?” (“Të Bëhesh Misionar”, Liahona, nëntor 2005, f. 45; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2005, f. 50). Si do t’i përgjigjeshin anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës kësaj pyetjeje? Çfarë idesh dha Plaku Bednar? Ju mund të ftoni një ose më shumë misionarë të kthyer për të treguar se çfarë bënë që të përgatiteshin për një mision dhe çfarë do të donin që të kishin bërë.
Veproni me Besim
Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.
Burime Mbështetëse
-
Mateu 28:19–20; Doktrina e Besëlidhje 18:9–16; 50:13–14; 88:81 (Ne kemi një detyrë për ta përhapur ungjillin)
-
Diter F. Uhtdorf, “Më i Madhi prej Jush”, Liahona, maj 2017, f. 78–81
-
Karl B. Kuk, “Shërbeni”, Liahona, nëntor 2016, f. 110–112
-
“Preparing to Serve” [“Përgatituni të Shërbeni”], ChurchofJesusChrist.org/topics/missionary-preparation