Dhiata e Re 2023
23 Prill. Si Mund të Tregoj Dashuri më të Madhe për Njerëzit Përreth? Mateu 18; Lluka 10


“23 Prill. Si Mund të Tregoj Dashuri më të Madhe për Njerëzit Përreth? Mateu 18; Lluka 10”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“23 Prill. Si Mund të Tregoj Dashuri më të Madhe për Njerëzit Përreth?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Good Samaritan [Samaritani i Mirë], nga Annie Henrie Nader

Good Samaritan [Samaritani i Mirë], nga Annie Henrie Nadar

23 Prill

Si Mund të Tregoj Dashuri më të Madhe për Njerëzit Përreth?

Mateu 18; Lluka 10

ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Cilat përvoja të kohëve të fundit na kanë afruar më shumë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. A është shpërngulur dikush në lagjen tonë të Kishës ose është bashkuar me Kishën kohët e fundit? Si mund ta ndihmojmë të ndihet i mirëpritur?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Çfarë aktivitetesh po afrojnë tek të cilat mund t’i ftojmë miqtë tanë të marrin pjesë?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Çfarë përpjekjesh mund të ndërmarrim për t’i shënuar historitë tona vetjake?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Pasi Jezusi i dha mësim një “doktor[i] … ligji” për rëndësinë e dy urdhërimeve të mëdha – të duash Perëndinë dhe të duash të afërmin tënd – doktori i ligjit pyeti: “Kush është i afërmi im?” (Shih Lluka 10:25–29; Mateu 22:35–40.) Si përgjigje, Shpëtimtari tregoi një shëmbëlltyrë për një samaritan që rrezikoi jetën për t’u kujdesur për një judeas të plagosur, që e çoi burrin në një strehë për të marrë përkujdesje dhe pagoi për koston e shërimit të tij. Samaritani nuk u përqendrua te dallimet mes tij dhe burrit, i cili konsiderohej armik nga populli i tij, ose nuk e gjykoi apo gjeti arsye për të mos e ndihmuar. Ai i shërbeu burrit nevojtar, pavarësisht nga shqetësimet dhe sakrificat vetjake, duke treguar në këtë mënyrë dashuri për burrin dhe për Perëndinë. Ndërsa i përsiatni mësimet e Shpëtimtarit te Lluka 10:25–37, mendoni se çfarë do të thotë në të vërtetë të “dua[sh] … të afërmin tënd porsi vetveten” (vargu 27).

Në ç’mënyrë do t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim, të kuptojnë se kur ata u shërbejnë njerëzve përreth, ata po tregojnë dashurinë e tyre për Perëndinë? Çfarë mund t’i frymëzojë ata t’i duan dhe t’u shërbejnë të tjerëve? Ndërsa përgatiteni, mund të shqyrtoni mesazhin e Presidentit Rasëll M. Nelson “Urdhërimi i Dytë i Madh” (Liahona, nëntor 2019, f. 96–100).

Mësoni së Bashku

Për të filluar një diskutim rreth shfaqjes së dashurisë më të madhe ndaj atyre përreth nesh, mund t’u kërkoni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit të tregojnë ata që mësuan rreth dashurisë për të tjerët nga shëmbëlltyra e Samaritanit të mirë, që gjendet te Lluka 10:25–37. Çfarë mësojmë për lidhjen midis urdhërimit të parë dhe të dytë të madh nga vargu te Lluka 10:27 dhe thënia e Presidentit Dallin H. Ouks te pjesa “Burime Mbështetëse”? Idetë në vijim mund t’ju ndihmojnë të vazhdoni një diskutim rreth shfaqjes së dashurisë më të madhe ndaj atyre përreth nesh.

  • Jezu Krishti është shembulli ynë i madh i shfaqjes së dashurisë për Perëndinë duke u shërbyer të tjerëve dhe anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit do të frymëzohen duke e studiuar shembullin e Tij. Ftoje çdo person të reflektojë për jetën në vdekshmëri të Jezu Krishtit dhe të zgjedhë një përvojë nga jeta e Tij që tregon dashurinë e Tij të madhe për njerëzit e tjerë. Kërkojini çdo personi të tregojë përvojën që zgjodhi, bashkë me arsyen përse është kuptimplotë për të. Ftojini ata të cilëve u jepni mësim, të mendojnë rreth një mënyre se si ata do të donin ta ndiqnin shembullin e dashurisë që dha Shpëtimtari. Ata gjithashtu mund të japin mendimet e tyre rreth dikujt që njohin, që e ndjek këtë shembull.

  • Lexojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit thënien nga Presidenti Rasëll M. Nelson që gjendet te pjesa “Burime Mbështetëse” dhe diskutojeni atë me ta. Ju mund t’i ftoni anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të shqyrtojnë një ose më shumë nga mesazhet e konferencës së përgjithshme që citohen në këtë përvijim të mësimit, duke kërkuar mësimet që mund të na udhërrëfejnë në përpjekjet tona për t’i dashur të tjerët. Ata mund të përqendrohen te sa vijon: shembujt rreth mënyrës se si ne mund të shërbejmë nga biseda “Urdhërimi i Dytë i Madh” nga Presidenti Nelson; pjesët III dhe VI te mesazhi i Presidentit Ouks “Dashuria për të Tjerët dhe të Jetuarit me Ndryshimet” dhe historia rreth lepujve dhe këshillës për rininë nga biseda “Zemra të Thurura në Bashkim” nga Plaku Geri E. Stivenson. Mund edhe të lexoni së bashku vargjet te Mosia 2:17 dhe Moroni 7:45–48. Mund të jetë e dobishme t’i shkruani në tabelë mësimet që u diskutuan nga rinia. Më pas klasa ose kuorumi mund të këshillohen së bashku për mënyra specifike se si ata mund t’i zbatojnë më mirë këto mësime në marrëdhëniet e tyre me pjesëtarët e familjes, me miqtë dhe brenda komuniteteve të tyre, madje edhe kur njerëzit duken të vështirë për t’i dashur.

  • Përpjekjet e anëtareve të klasës ose të anëtarëve të kuorumit në punën e shpëtimit dhe ekzaltimit do të jenë më kuptimplota dhe më të gëzueshme kur frymëzohen nga dashuria. Për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se si secili aspekt i punës së shpëtimit dhe ekzaltimit (shih Manuali i Përgjithshëm, 1.2) merr shtysë nga dashuria, shkruajini të katra aspektet në tabelë. Më pas kërkojuni të rinjve dhe të rejave të diskutojnë mbi atë se si pasja e një zemre plot me dashuri për të tjerët mund ta ndryshojë mënyrën se si ata marrin pjesë në çdo aspekt. Ata mund të kenë përvoja nga vetë jeta e tyre ose jeta e tjerëve që mund t’i tregojnë.

Të rinj dhe të reja duke zbukuruar një tortë

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Kur e duam Perëndinë me gjithë zemrën tonë, Ai i kthen zemrat tona drejt mirëqenies së të tjerëve”.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

  • Dallin H. Ouks, “Dashuria për të Tjerët dhe të Jetuarit me Ndryshimet”, Liahona, nëntor 2014, f. 25–28

  • Geri E. Stivenson, “Zemra të Thurura në Bashkim”, Liahona, maj 2021, f. 19–23

  • A Good Samaritan” [“Samaritani i Mirë”], “The Greatest Commandment” [“Urdhërimi më i Madh”] (materialet filmike), ChurchofJesusChrist.org

  • Presidenti Dallin H. Ouks dha mësim: “Zelli ynë për ta zbatuar urdhërim[in e] dytë nuk duhet të shkaktojë që ne të harrojmë të parin, ta duam Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen tonë. … Ne duhet të përpiqemi t’i zbatojmë që të dy urdhërimet e mëdha. Që ta bëjmë këtë gjë, ne ecim nëpër një vijë të hollë ndarëse midis ligjit dhe dashurisë – zbatimit të urdhërimeve dhe ecjes në shtegun e besëlidhjeve, ndërkohë që i duam të afërmit tanë përgjatë udhës. Kjo ecje kërkon prej nesh që të kërkojmë frymëzim hyjnor se çfarë të mbështetim dhe çfarë të kundërshtojmë, dhe për mënyrën se si të duam e të dëgjojmë me respekt dhe të japim mësim në këtë proces. Ecja jonë kërkon që ne të mos bëjmë kompromis me urdhërimet, por të tregojmë një përmasë të plotë të të kuptuarit dhe dashurisë” (“Dy Urdhërimet e Mëdha”, Liahona, nëntor 2019, f. 73–75).

  • Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Shenjtorët e ditëve të mëvonshme … vërtet përpiqen tʼi jetojnë urdhërimin e parë dhe të dytë të madh. Kur e duam Perëndinë me gjithë zemrën tonë, Ai i kthen zemrat tona drejt mirëqenies së të tjerëve në një cikël të bukur, të virtytshëm. … Dhënia e ndihmës ndaj të tjerëve – bërja e një përpjekjeje të ndërgjegjshme për t’u kujdesur për të tjerët po aq ose më shumë sesa kujdesemi për veten tonë – është gëzimi ynë. Veçanërisht, mund të shtoj, kur nuk është e volitshme dhe kur na nxjerr nga zona jonë e rehatisë. Të jetuarit e atij urdhërimi të dytë të madh është çelësi për t’u bërë një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit” (“Urdhërimi i Dytë i Madh”, Liahona, nëntor 2019, f. 97, 100).

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Përvoja juaj vetjake me të jetuarit e ungjillit do t’ju aftësojë të jepni dëshmi të fuqishme për parimet që i jepni mësim. Ngaqë po i jetoni ato, Fryma e Shenjtë mund të dëshmojë se është e vërtetë ajo që po e jepni mësim.