“Shtojca D: Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave – Rendi i Ditës për Mbledhjet”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit (2024) (2023)
“Shtojca D”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024
Shtojca D
Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave – Rendi i Ditës për Mbledhjet
Data e mbledhjes:
Drejtimi (anëtare e presidencës së klasës ose anëtar i presidencës së kuorumit):
Hapja
Himni (me dëshirë):
Lutja:
Përsëriteni Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone.
Këshillohuni së bashku
I/E udhëhequr nga personi që e drejton mbledhjen, klasa ose kuorumi shpenzon 5 deri në 10 minuta duke u këshilluar së bashku rreth përgjegjësive të tyre në veprën e shpëtimit dhe të ekzaltimit. Kjo është një mundësi për presidencën e klasës ose kuorumit për të ndjekur ecurinë mbi pikat e diskutuara në mbledhjen e presidencës ose mbledhjen e këshillit të lagjes për rininë.
Personi që drejton, mund të përdorë edhe një ose më shumë nga këto pyetje:
Të jetuarit e ungjillit
-
Çfarë përvojash të kohëve të fundit e kanë forcuar dëshminë tonë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij?
-
Çfarë po bëjmë që të afrohemi më pranë Shpëtimtarit? Si po përpiqemi të jemi më të ngjashëm me Të?
-
Si e kemi ndier udhërrëfimin e Zotit në jetën tonë?
Përkujdesja për njerëzit nevojtarë
-
Për kë kemi ndier udhërrëfim që ta ndihmojmë ose t’i shërbejmë? Çfarë detyrash kemi marrë nga peshkopata për ta ndihmuar dikë në nevojë?
-
Si mund ta përkrahim njëri-tjetrin në gjërat që po kalojmë?
-
A është shpërngulur dikush në lagjen tonë të Kishës ose është bashkuar me Kishën kohët e fundit? Si mund ta ndihmojmë të ndihet i/e mirëpritur?
Ftesa ndaj të gjithë njerëzve që ta marrin ungjillin
-
Çfarë mund të bëjmë që t’i ndihmojmë të tjerët ta ndiejnë dashurinë e Perëndisë?
-
Çfarë veprimtarish po afrojnë tek të cilat mund t’i ftojmë miqtë tanë të marrin pjesë?
-
Cilat plane të përhapjes së ungjillit janë diskutuar në mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë? Si mund të përfshihet klasa ose kuorumi ynë?
Bashkimi i familjeve për përjetësinë
-
Cilat janë disa mënyra se si mund të lidhemi më mirë me pjesëtarë të familjes, përfshirë gjyshërit dhe kushërinjtë?
-
Çfarë po bëjmë për të gjetur emrat e paraardhësve tanë që kanë nevojë për ordinancat e tempullit? Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar të tjerët të gjejnë emrat e paraardhësve të tyre?
-
Si mund të marrim pjesë më shumë në punën në tempull, individualisht dhe si klasë ose kuorum?
Mësoni së bashku
Një udhëheqës/e ose një anëtar/e në moshë madhore i kuorumit ose i klasës e udhëheq udhëzimin rreth leximit të kësaj jave nga Eja, Më Ndiq. Ai ose ajo përdor idetë për studim nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën. Ideja për studim me këtë ikonë përputhet me seminarin dhe ka veçanërisht lidhje me rininë. Sidoqoftë, çdonjëra nga idetë për studim mund të përdoret. Kjo pjesë e mbledhjes zakonisht merr rreth 35 deri në 40 minuta.
Mbyllja
Personi që drejton mbledhjen:
-
Jep dëshmi për parimet e dhëna mësim.
-
Diskuton se si klasa ose kuorumi do të veprojë sipas asaj që mësuan, si grup ose individualisht.
Lutja: