Seminari
Mësimi 186 – Zhvillimi i Modeleve të Shëndetshme të të Menduarit: Jezu Krishti Mund të na Ndihmojë të Korrigjojmë Mendimet e Padobishme


“Mësimi 186 – Zhvillimi i Modeleve të Shëndetshme të të Menduarit: Jezu Krishti Mund të na Ndihmojë të Korrigjojmë Mendimet e Padobishme”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Zhvillimi i Modeleve të Shëndetshme të të Menduarit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 186: Shëndeti Fizik dhe Emocional

Zhvillimi i Modeleve të Shëndetshme të të Menduarit

Jezu Krishti Mund të na Ndihmojë të Korrigjojmë Mendimet e Padobishme

i ri duke parë jashtë

Mendimet tona mund të kenë një ndikim të fortë në ndjenjat tona dhe veprimet tona. Kur e ftojmë Shpëtimtarin në proceset tona të të menduarit, Ai mund të na ndihmojë ta mposhtim të menduarit e pashëndetshëm. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të zhvillojnë vetëndërgjegjësimin për mendimet e tyre dhe të krijojnë modele të shëndetshme të të menduarit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përgjigjja ndaj një dite të keqe

Për të filluar orën mësimore, mund të paraqitni situatat vijuese dhe t’i ftoni nxënësit të shkruajnë mendimet që natyrshëm mund të kenë në secilën prej atyre situatave. Bëni rregullime të secilës prej këtyre situatave për t’i plotësuar më mirë nevojat e nxënësve.

  • Unë shkoj në një mbledhje shoqërore dhe kuptoj se nuk njoh thuajse askënd.

  • Më duhet të jem afër dikujt me të cilin nuk shkoj mirë.

  • Dëgjoj dikë që kritikon Kishën.

  • Dal keq në një provim për të cilin studiova shumë.

  • Cilat mund të jenë disa nga mendimet që ke si përgjigje ndaj këtyre situatave?

  • A janë të dobishme këto mendime? A janë plotësisht të sakta? Si mund ta kuptosh?

Ftojini nxënësit të përsiatin se sa shpesh i marrin në shqyrtim modelet e tyre të të menduarit dhe nëse ato modele priren të jenë të dobishme apo të sakta.

Ju mund t’u tregoni nxënësve tuaj se ata do të ushtrohen për të ftuar ndihmën e Shpëtimtarit të korrigjojnë mendimet e pasakta ose të pashëndetshme. Ftojini nxënësit të kërkojnë udhërrëfim nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të kuptuar më mirë modelet e tyre të të menduarit, veçanërisht kur u përgjigjen situatave sfiduese.

Shih te Krishti

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 6:36, duke kërkuar atë që Zoti na fton të bëjmë.

  • Çfarë gjete?

  • Çfarë mendon se do të thotë të shohim te Shpëtimtari në mendimet tona?

    Disa shembuj përfshijnë sa vijon: përsiatjen se si mund të veprojë Shpëtimtari në situatat me të cilat përballemi, kërkimin e mënyrës se si mësimet e Tij mund të zbatohen në atë situatë dhe të kujtuarit e dashurisë së Tij.

  • Pse mund të jetë e vështirë të shohim te Shpëtimtari në mendimet tona?

Duke folur rreth këtij shkrimi të shenjtë, Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Përqendrimi ynë duhet të ngulitet te Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij. Kërkon një përpjekje të madhe mendore që të shohësh tek Ai në çdo mendim. Por kur ne e bëjmë këtë, dyshimet tona dhe frika jonë largohen.” (Rasëll M. Nelson, “Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, Liahona, maj 2017, f. 41)

  • Çfarë të bën përshtypje nga thënia e Presidentit Nelson?

    Mes të vërtetave të ndryshme që nxënësit mund të përcaktojnë, ndihmojini të shohin se ndërsa përpiqemi fort të shohim te Shpëtimtari në çdo mendim, dyshimet dhe frika jonë do të largohen.

  • Pse shikimi te Shpëtimtari në mendimet tona mund të bëjë që shqetësimet dhe frika jonë të largohen?

Për të parë se si të parit te Zoti mund të ndikojë në mendimet tona, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të rrëfejnë rrethanat e Profetit Jozef që gjendej në Burgun e Libertisë. Sigurohuni që nxënësit të kuptojnë se ai u burgos padrejtësisht ndërkohë që shenjtorët po vuanin përndjekje ekstreme. Nxënësit mund të lexojnë gjithçka ose një pjesë nga Doktrina e Besëlidhje 121:1–9, duke kërkuar se si Zoti e ndihmoi Jozefin me dyshimet dhe frikën.

Modele të të menduarit të padobishëm

Për të kuptuar se si mund të ndihmojë të drejtuarit te Zoti në mendimet tona, merreni parasysh të bëni veprimtarinë vijuese:

Paraqitni tabelën vijuese të përshtatur nga Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale dhe rregulloni nxënësit në grupe të vogla ose dyshe. Mund t’i ftoni nxënësit të zgjedhin të paktën një ose dy prej modeleve të të menduarit të pasaktë dhe të diskutojnë pyetjen që vijon. Përveç kësaj, nxënësit mund të përpiqen të dallojnë modele të tjera të të menduarit të pasaktë që i kanë vënë re.

Ka modele të tjera të të menduarit të pasaktë që mund t’i përdorni në vend ose krahas atyre të përmendura këtu. Për shembuj të modeleve të tjera të të menduarit të pasaktë, shihni pjesën Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale.

Model i të menduarit të padobishëm

Shpjegimi

Shembulli

Model i të menduarit të padobishëm

Etiketimi i Gabuar

Shpjegimi

Të reagosh ndaj diçkaje që ndodhi duke bërë një supozim të përgjithshëm ose të pasaktë.

Shembulli

“Ngela në këtë detyrë; Nuk mund të bëj llogari matematikore.”

Model i të menduarit të padobishëm

Nxjerrja e Përfundimeve të Menjëhershme

Shpjegimi

Të bësh supozime për mendimet e të tjerëve ose të imagjinosh rezultatin më të keq të mundshëm.

Shembulli

“Vë bast se ata po qeshin me mua.”

Model i të menduarit të padobishëm

Zhvleftësimi i të Menduarit Pozitiv

Shpjegimi

Të mos pranosh asnjë përvojë pozitive, sepse nuk e ndien se kanë vlerë.

Shembulli

“Prindërit e mi thanë se bëra një punë të mirë me interpretimin tim, por e di se ata thjesht po përpiqen të më bëjnë të ndihem më mirë në lidhje me gabimet që bëra.”

Model i të menduarit të padobishëm

Zmadhimi i Gjërave

Shpjegimi

T’i ekzagjerosh dobësitë e tua ose t’i krahasosh ato me pikat e forta të të tjerëve.

Shembulli

“Mezi mund të flas me njerëz dhe kur flas, nuk jam aq shakaxhi sa ai tjetri.”

  • Cilat janë disa nga rreziqet e pasjes së mendimeve të tilla?

Ushtro dhënien e përgjigjeve për mendimet e padobishme

ikona e fletushkësMerreni parasysh të shpërndani fletushkën “Korrigjimi i Mendimeve të Padobishme ose të Pasakta” për secilin nxënës. Vini në dukje se ata do të ushtrojnë përdorimin e ngjarjeve që u diskutuan në fillim të orës mësimore.

Merreni parasysh të bëni sa vijon për të përkufizuar, dhënë modelin dhe ushtruar një zotësi për të korrigjuar mendimet e padobishme ose të pasakta:

Përkufizoni: Kur kemi një mendim të padobishëm, ne mund të ndikojmë tek ai në mënyra pozitive duke:

  1. Përcaktuar mendimin e padobishëm ose të pasaktë.

  2. Bërë njërën ose të dyja pyetjet vijuese:

  • Nëse një shok i pati këto mendime, çfarë do t’i thosha atij ose asaj?

  • Si mund të më ndihmojë të menduarit për Shpëtimtarin dhe mësimet e Tij ta korrigjoj këtë mendim?

Jepni modelin: Merreni parasysh të jepni modelin e kësaj zotësie duke punuar me rreshtin e parë në tabelën më poshtë si klasë.

Përcaktoni një mendim të padobishëm ose të pasaktë që mund të kemi në përgjigje ndaj ngjarjes. Disa shembuj mund të përfshijnë “të gjithë po më gjykojnë”, ose “jam shumë keq në situata si kjo. Do të ishte më mirë për këdo nëse nuk do të shkoja.”

Merreni parasysh se çfarë do t’i thoshit një miku që e ka shprehur këtë mendim të padobishëm ose të pasaktë. Disa shembuj mund të përfshijnë “A mendon se është 100 për qind e saktë që të tjerët po të gjykojnë? A ka ndonjë mundësi që ata të jenë po aq të shqetësuar për veten e tyre?” dhe “Unë të kam qejf. Ia vlen që të të njoh.”

Merreni parasysh se si të menduarit për Shpëtimtarin dhe mësimet e Tij mund të ndihmojnë të korrigjohet ky mendim. Për shembull, nxënësit mund të mendojnë për shpirtmirësinë e Shpëtimtarit ndaj të tjerëve ose shkrimin e shenjtë “Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin” (Gjoni 13:34). Si pjesë e këtij modeli, mund edhe të tregoni atë që shpalli Zoti tek Isaia 55:8 për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë që mendimet e Tij për ne janë shpesh të ndryshme nga tonat.

Ushtrohuni: Ftojini nxënësit të punojnë në grupe të vogla për të punuar pjesën tjetër të tabelës, duke shkruar atë që mund t’i thonë një shoku që ka këtë mendim dhe mënyrën se si Shpëtimtari mund ta korrigjojë me dashuri këtë mendim.

Në fund të mësimit, nxënësit do të plotësojnë rreshtin bosh në fund të fletushkës.

Korrigjimi i Mendimeve të Padobishme ose të Pasakta

Ngjarja

Çfarë mendimi të padobishëm ose të pasaktë mund të kesh?

Po ta kishte një shok ose shoqe këtë mendim, çfarë do t’i thoshe atij ose asaj?

Si mund ta korrigjojë Shpëtimtari këtë mendim?

Ti shkon në një mbledhje shoqërore ku nuk njeh askënd.

Të duhet të jesh afër dikujt me të cilin nuk shkon mirë.

Ti dëgjon dikë që kritikon Kishën.

Del keq në një provim për të cilin studiove shumë.

Pasi nxënësit të kenë pasur mundësinë ta tregojnë atë që shkruan në fletushkë, merreni parasysh t’i ftoni të mendojnë për një mendim të dobishëm ose të pasaktë që mund të kenë dhe ta shkruajnë atë në kolonën e duhur në rreshtin e fundit. Inkurajojini ata të shtojnë ngjarjen që mund të çojë në këtë mendim. Ftojini nxënësit të vazhdojnë ta ushtrojnë këtë aftësi duke plotësuar dy hapësirat e tjera bosh në këtë rresht.

  • Çfarë ke mësuar ose ndier sot rreth modeleve të shëndetshme të të menduarit që mund të jetë një bekim për ty?

Ju mund të jepni dëshminë tuaj për dëshirën dhe aftësinë e Shpëtimtarit për të na ndihmuar të punojmë me të menduarit sfidues dhe të pasaktë ndërsa shohim tek Ai në mendimet tona.