“Hyrja”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Hyrja”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Introduction
Hyrja
Welcome to EnglishConnect!
Mirë se Vini në Programin EnglishConnect!
Programi EnglishConnect bashkon njerëz të cilët po kërkojnë t’i zgjerojnë mundësitë e tyre nëpërmjet të mësuarit të anglishtes. Ne të gjithë vijmë nga prejardhje të ndryshme dhe flasim gjuhë të ndryshme. Mund të kemi nivele të ndryshme të aftësisë në gjuhën angleze, por së bashku mund t’i arrijmë synimet tona.
Why Are You Learning English?
Përse po Mësoni Anglisht?
Pasja e një qëllimi të qartë mund t’ju ndihmojë që të qëndroni i/e përqendruar dhe i/e motivuar. Le të marrim parasysh përse po mësoni anglisht. A po shpresoni të gjeni një vend pune më të mirë? A keni nevojë të mësoni anglisht për ta çuar më tej arsimimin tuaj? Gjeni një çast për të shkruar arsyet tuaja për mësimin e anglishtes.
Dëshiroj të mësoj anglisht sepse:
Të mësuarit e anglishtes mund t’i shtojë mundësitë tuaja për arsimim, punësim, shërbim dhe miqësi. Programi EnglishConnect mund t’ju ndihmojë që t’i arrini synimet tuaja.
What Is EnglishConnect?
Çfarë Është Programi EnglishConnect?
EnglishConnect është një program i pashembullt për të mësuar gjuhën angleze, i siguruar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Programi EnglishConnect është hartuar që t’ju ndihmojë për të zhvilluar aftësitë e gjuhës angleze në një mjedis besimi, shoqërimi dhe rritjeje. Kjo do të thotë që nuk do ta bëni këtë gjë të vetëm. Do të mësoni me njerëz të tjerë dhe do ta përkrahni e nxitni njëri‑tjetrin. Gjithashtu do të jeni në gjendje të rriteni në besimin tuaj se Perëndia mund t’ju ndihmojë të mësoni.
Programi EnglishConnect përfshin nivele të shumta. Programet EnglishConnect 1 dhe 2 i ndihmojnë nxënësit që të zhvillojnë aftësitë bazë të gjuhës angleze. Programi EnglishConnect 3 i përgatit nxënësit për mundësi arsimimi – veçanërisht për programin UBJ‑Pathway Mbarëbotëror. Ju mund të mësoni më shumë rreth programit UBJ‑Pathway Mbarëbotëror në byupathway.org. Mësoni më shumë rreth EnglishConnect tek englishconnect.org.
What Makes EnglishConnect Unique?
Çfarë e Bën të Pashembullt Programin EnglishConnect?
Në programin EnglishConnect ne zhvillojmë aftësitë për gjuhën angleze në një mjedis besimi, shoqërimi dhe rritjeje.
Faith
Besimi
Në programin EnglishConnect mësojmë me anë të studimit dhe me anë të besimit. Çdo mësim fillon me një parim të të mësuarit. Këto janë parime shpirtërore që na ndihmojnë të mbështetemi te Perëndia për të rritur aftësinë tonë për të mësuar. Bindjet që keni rreth aftësisë suaj për të mësuar, do të kenë një ndikim të rëndësishëm te përpjekja juaj dhe rezultatet tuaja. Parimet e të mësuarit mund t’ju ndihmojnë që të kuptoni potencialin tuaj të vërtetë dhe aftësinë e Perëndisë për t’ju ndihmuar. Sa vijojnë janë parime që do t’i studioni:
Parimet e të mësuarit janë thënie të së vërtetës. Ju mund t’ia thoni këto thënie vetes kur të keni nevojë për motivim ose inkurajim. Teksa i zbatoni këto parime, aftësia juaj për të mësuar do të rritet. Ju do të dini se me ndihmën e Perëndisë mund t’i arrini synimet.
Fellowship
Shoqërimi
Një pjesë e rëndësishme e përvojës me programin EnglishConnect është të mësuarit me të tjerët. Njerëzit në grupet e programit EnglishConnect e duan, e ndihmojnë dhe e përkrahin njëri‑tjetrin. Mbledhjet e grupit tuaj janë një vend i sigurt për të ushtruar të folurit dhe për të bërë gabime. Pjesëmarrja në një grup të programit EnglishConnect mund t’ju ndihmojë që të qëndroni i/e motivuar dhe të krijoni miqësi.
Growth
Rritja
EnglishConnect është më shumë sesa thjesht një program për të mësuar gjuhën angleze. Pavarësisht se ku po e filloni, përvojat që keni, do t’ju ndihmojnë të bëheni një nxënëse më i/e mirë. Ju do të keni mundësi që:
-
Ta ushtroni anglishten çdo ditë.
-
Të gjurmoni përparimin.
-
Të mësoni me të tjerët.
-
T’i luteni Perëndisë për ndihmë që t’i arrini synimet tuaja.
What Will I Do in EnglishConnect?
Çfarë do të Bëj në EnglishConnect?
Në EnglishConnect do të bëni studim vetjak, ushtrim të bashkëbisedimit në grup dhe ushtrim të përditshëm. Secili mësim në manualin e programit EnglishConnect për nxënësin ndahet në dy pjesë – “Studimi Vetjak” dhe “Grupi i Bashkëbisedimit”.
Personal Study
Studimi Vetjak
Pjesa “Studimi Vetjak” ju përgatit për grupin e bashkëbisedimit. Në pjesën “Studimi Vetjak” përfundoni veprimtaritë vijuese:
Study the Principle of Learning
Studiojeni Parimin e të Mësuarit
Çdo mësim përfshin një parim të të mësuarit. Këto janë parime shpirtërore që ju ndihmojnë për të krijuar lidhje me Perëndinë në të mësuarit e anglishtes. Përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit, lexojeni parimin e të mësuarit, përsiatini pyetjet dhe shkruajini mendimet tuaja.
Memorize Vocabulary
Mësojini Përmendsh Fjalët e Fjalorit
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë. Përdorini fjalët e fjalorit për të ushtruar modelet. Mund të kërkoni edhe fjalë të tjera shtesë të fjalorit që mund të përdoren në atë model.
Practice the Patterns
Ushtrojini Modelet
Fillojeni duke i mësuar përmendsh modelet e fjalive. Më pas përdorni modelet për të krijuar pyetjet dhe përgjigjet tuaja vetjake. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalë të tjera nga lista e fjalorit. Vazhdojeni të ushtruarit me zë të lartë derisa të mund t’i përdorni modelet me vetëbesim për të bërë pyetje dhe për të dhënë përgjigje.
Conversation Group
Grupi i Bashkëbisedimit
Pjesa “Grupi i Bashkëbisedimit” përfshin veprimtari që do t’i përdorni për të mësuar me të tjerët. Në pjesën “Grupi i Bashkëbisedimit”, ju përfundoni veprimtaritë vijuese:
Discuss the Principle of Learning (20–30 minutes)
Diskutoni Parimin e të Mësuarit (20–30 minuta)
Në grupin tuaj, lexojeni dhe diskutojeni parimin e të mësuarit. Kjo është një mundësi për të treguar dhe për të mësuar nga të tjerët.
Activities
Veprimtaritë
Në veprimtaritë 1, 2 dhe 3 përdorni fjalët e fjalorit dhe modelet e fjalive për t’u përfshirë në bashkëbisedim domethënës. Veprimtaritë ju ndihmojnë që të përparoni nga ushtrimi i përsëritjes për të krijuar bashkëbisedimet tuaja vetjake. Secila veprimtari ju përgatit për veprimtarinë pasuese.
Activity 1: Practice the Patterns (10–15 minutes)
Veprimtaria 1: Ushtrojini Modelet (10–15 minuta)
Në veprimtarinë 1 përsëritini fjalët e fjalorit dhe modelet që mësuat në studimin vetjak. Synimi juaj është që t’i përdorni modelet për të thënë dhe kuptuar pyetje dhe përgjigje të thjeshta.
Activity 2: Create Your Own Sentences (10–15 minutes)
Veprimtaria 2: Krijoni Vetë Fjalitë Tuaja (10–15 minuta)
Në veprimtarinë 2 përqendrohuni në përdorimin e modeleve për të krijuar vetë fjalitë tuaja. Jini krijues. Synimi juaj është që të përdorni modelet për të krijuar sa më shumë pyetje dhe përgjigje që të mundeni.
Activity 3: Create Your Own Conversations (15–20 minutes)
Veprimtaria 3: Krijoni Bashkëbisedimet Tuaja Vetjake (15–20 minuta)
Në veprimtarinë 3 ushtrohuni që të përfundoni bashkëbisedime sipas skenarëve nga jeta reale. Synimi juaj është që të keni bashkëbisedime domethënëse duke përdorur anglishten që keni mësuar.
Evaluate (5–10 minutes)
Vlerësoni (5–10 minuta)
Në fund të çdo grupi bashkëbisedimi, vlerësojeni përparimin tuaj për objektivat e mësimit. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak” që të vlerësoni përpjekjen tuaj në studimin vetjak dhe që të vendosni synime për t’u përmirësuar. Shpenzoni kohë për të kremtuar përparimin tuaj dhe përpjekjet tuaja.
Daily Practice
Ushtrimi i Përditshëm
Për të mësuar anglisht ju nevojitet të zhvilloni një zakon të ushtrimit të përditshëm. Përveç kohës së përkushtuar ndaj studimit gjeni mënyra për t’i zëvendësuar veprimtaritë tuaja të përditshme në gjuhën angleze. Për shembull, kur dëgjoni muzikë, dëgjojeni në anglisht. Kur shihni një film, shikojeni në anglisht ose vendosni titrat në anglisht. Kurdoherë që jeni duke pritur diku, ushtrojini bashkëbisedimet në anglisht në mendjen tuaj. Kur luteni, thoni sa më shumë që të mundeni në anglisht. Kyçi i ushtrimit të përditshëm është që ta përdorni anglishten në rutinën tuaj të zakonshme.
Gjithashtu mund t’i përfundoni veprimtaritë e mësimeve dhe vlerësimet në internet tek englishconnect.org/learner/resources dhe në Fletoren e Punës të EnglishConnect.
Ndërkohë që i përfundoni veprimtaritë vetjake të studimit për secilin mësim dhe ushtroheni çdo ditë, do të mësoni më shpejt dhe do të jeni më i/e mirëpërgatitur për grupin tuaj të bashkëbisedimit. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak” të përfshirë në fund të kësaj hyrjeje për të gjurmuar përpjekjet dhe synimet tuaja.
Remember This
Mbajeni Mend Këtë
Ndërkohë që i përfundoni veprimtaritë vetjake të studimit, e ushtroni anglishten çdo ditë dhe merrni pjesë në mënyrë aktive në grupin tuaj të bashkëbisedimit, do të zhvilloni aftësi bashkëbisedimi në anglisht. Më e rëndësishmja, teksa i zbatoni parimet e të mësuarit dhe luteni për ndihmën e Perëndisë, Ai mund t’ju ndihmojë që t’i arrini synimet tani dhe në të ardhmen.