Mësimi i Gjuhës Angleze
Gjurmuesi i Studimit Vetjak


“Gjurmuesi i Studimit Vetjak”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Gjurmuesi”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

Personal Study Tracker

Gjurmuesi i Studimit Vetjak

Shkruajeni qëllimin tuaj për mësimin e anglishtes.

Qëllimi: Dëshiroj të mësoj anglisht sepse:

Ju mund ta përmirësoni aftësinë tuaj për të mësuar nëpërmjet gjurmimit të përpjekjeve tuaja dhe vendosjes së synimeve për t’u përmirësuar. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak” që të gjurmoni përpjekjet tuaja. Pas çdo mësimi vendosni një synim të thjeshtë. Kremtojeni përparimin tuaj; çdo përpjekje ju çon më pranë synimit tuaj.

Përpjekje Minimale pikë e kuqe

Përpjekje Mesatare pikë e verdhë

Përpjekje e Konsiderueshme pikë e gjelbër

“Gjurmuesi i Studimit Vetjak” i Shtypshëm në Letër

Example

Shembulli

Lesson
Mësimi

Study the Principle of Learning
Studiojeni Parimin e të Mësuarit

Memorize Vocabulary
Mësojini Përmendsh Fjalët e Fjalorit

Practice the Patterns
Ushtrojini Modelet

Practice Daily
Ushtrohuni Çdo Ditë

My Goal
Synimi Im

Lesson
Mësimi

1

Study the Principle of Learning
Studiojeni Parimin e të Mësuarit

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e kuqe të rrethuar

Memorize Vocabulary
Mësojini Përmendsh Fjalët e Fjalorit

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e kuqe të rrethuar

Practice the Patterns
Ushtrojini Modelet

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e kuqe të rrethuar

Practice Daily
Ushtrohuni Çdo Ditë

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e verdhë të rrethuar

My Goal
Synimi Im

Lexoni Hyrjen. Përfundojeni pjesën “Studimi Vetjak” për mësimin 2.

Lesson
Mësimi

2

Study the Principle of Learning
Studiojeni Parimin e të Mësuarit

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e verdhë të rrethuar

Memorize Vocabulary
Mësojini Përmendsh Fjalët e Fjalorit

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e gjelbër të rrethuar

Practice the Patterns
Ushtrojini Modelet

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e verdhë të rrethuar

Practice Daily
Ushtrohuni Çdo Ditë

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e gjelbër të rrethuar

My Goal
Synimi Im

Studiojeni parimin e të mësuarit përpara mësimit.

Lesson
Mësimi

3

Study the Principle of Learning
Studiojeni Parimin e të Mësuarit

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e gjelbër të rrethuar

Memorize Vocabulary
Mësojini Përmendsh Fjalët e Fjalorit

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e verdhë të rrethuar

Practice the Patterns
Ushtrojini Modelet

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e gjelbër të rrethuar

Practice Daily
Ushtrohuni Çdo Ditë

pikë e kuqe, e verdhë, e gjelbër me pikën e verdhë të rrethuar

My Goal
Synimi Im

Kur të lutem, do të përdor fjalët e reja të fjalorit të anglishtes.

Study Suggestions

Sugjerime për Studim

Merrini parasysh sugjerimet e mëposhtme për ta përmirësuar studimin tuaj.

Study the Principle of Learning

Studiojeni Parimin e të Mësuarit

  1. Lutuni. Fillojeni dhe përfundojeni studimin tuaj me një lutje. Kërkojini Perëndisë për t’ju ndihmuar që ta kuptoni dhe ta zbatoni parimin.

  2. Dëgjojeni Shpirtin. Kushtojuni vëmendje mendimeve dhe ndjenjave tuaja, edhe nëse ato nuk kanë lidhje me atë që po lexoni. Mbajini shënim mendimet dhe ndjenjat tuaja. Bëni atë që po ju fton Shpirti të bëni.

  3. Shkruani fjalë dhe fraza frymëzuese. Mund të zbuloni fjalë dhe fraza të caktuara që janë domethënëse për ju personalisht dhe që ju frymëzojnë e motivojnë. Shkruajini në një vend ku do t’i shihni. Vendosini te pasqyra juaj ose në telefonin tuaj.

  4. Zbatojeni parimin e të mësuarit. Merreni parasysh se si mund t’i zbatoni parimin e të mësuarit, citimet dhe shkrimet e shenjta në jetën tuaj. Mbajeni shënim atë që mësoni ndërkohë që e zbatoni parimin e të mësuarit.

  5. Lexoni më shumë. Lexoni shkrimet e shenjta ose biseda të konferencave që lidhen me parimin e të mësuarit.

  6. Mësoni fjalë të reja fjalori. Zgjidhni disa fjalë nga parimi i të mësuarit që dëshironi t’i mësoni në anglisht. Kërkojini fjalët në fjalor. Flisni me nxënës të tjerë rreth çfarë domethënie kanë për ta fjalët dhe frazat.

Memorize Vocabulary

Mësojini Përmendsh Fjalët e Fjalorit

  1. Përqendrohuni te kuptimi dhe shqiptimi. Ushtrohuni që ta përsëritni fjalën me zë të lartë dhe mendoni për kuptimin e fjalës. Mësoni shqiptimin e secilës fjalë dhe ushtrojeni derisa ta shqiptoni saktësisht. Vazhdoni derisa të mund ta thoni fjalën me vetëbesim dhe ta dini se çfarë kuptimi ka.

  2. Ushtrohuni me karta ndihmëse. Përdorni karta shënimesh (ose një program kompjuterik) për të krijuar karta ndihmëse. Shkruajeni fjalën në njërën anë dhe një përkufizim, përkthim ose figurë në anën tjetër. Përsëritja është kyç për të mësuar përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. Ushtrojini fjalët në fjali. Ushtrohuni që ta thoni fjalën që po mësoni, në një fjali. Mund të përdorni modelet e fjalive për të ushtruar fjalët që po mësoni.

  4. Vëreni në zbatim fjalën. Mendoni për situata kur do ta përdornit fjalën në jetën tuaj të përditshme. Ushtrojeni situatën derisa të keni një ndjesi të natyrshme të përdorimit të fjalës. Teksa shkoni në punë, shkollë, dyqane apo vende të tjera, përdorini fjalët në mendjen tuaj për të përshkruar gjëra.

  5. Vini re fjalët. Kërkoni dhe mbani vesh për fjalë të reja teksa bëni gjëra gjatë ditës. Mund të mësoni nga filmat, shfaqjet televizive, librat, emisionet në internet [podcast‑et] apo këngët. Shkruajini në letër fjalët e reja.

  6. Mësoni më shumë. Përdorni një fjalor për të mësuar më shumë rreth fjalëve të reja. Mësoni përkufizimet, pjesët e së folurës, pjesët e fjalëve, shqiptimin dhe fjalitë shembull.

  7. Përsëritni. Shpenzoni kohë që herë pas here t’i përsëritni fjalët që i keni mësuar në të shkuarën. Kjo do t’ju ndihmojë të shihni se sa shumë keni mësuar dhe të mos i harroni fjalët.

Practice the Patterns

Ushtrojini Modelet

  1. Përqendrohuni te kuptimi dhe shqiptimi i rrjedhshëm. Ushtrohuni që ta përsëritni me zë një fjali nga modeli dhe mendoni për kuptimin e fjalisë. Vazhdoni derisa të mund ta thoni fjalinë me lehtësi e vetëbesim dhe të dini se çfarë do të thotë ajo.

  2. Regjistrojeni veten tuaj. Regjistrojeni veten në telefonin tuaj duke bërë pyetje dhe duke dhënë përgjigje. Dëgjojeni regjistrimin dhe kushtojuni vëmendje rrjedhshmërisë dhe shqiptimit tuaj.

  3. Ushtrohuni me një partner. Ushtrohuni me një shok duke përdorur modelet që të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje. Mund të ushtroheni ballë për ballë ose me telefon. Ushtrojeni përdorimin e modeleve teksa i shkruani mesazhe një shoku.

  4. Mendoni dhe flisni rreth modeleve. Çfarë vini re rreth mënyrës se si funksionon gjuha angleze? Ku ngjan anglishtja me gjuhën tuaj? Ku ndryshon anglishtja nga gjuha juaj? Si mund ta përdorni modelin nga një mësim në një situatë të ndryshme?

  5. Përdorni burime të tjera. Librat e gramatikës, programet kompjuterike, faqet në internet dhe nxënësit e tjerë mund t’ju ndihmojnë që të mësoni më shumë rreth modeleve të gramatikës së anglishtes.

  6. Vini re modelet. Kërkoni dhe mbani vesh për modelet që po i mësoni kur lexoni ose dëgjoni në anglisht.

Practice Daily

Ushtrohuni Çdo Ditë

  1. Caktoni një rutinë. Planifikoni kur dhe ku do të studioni çdo ditë dhe bëjeni këtë. Që t’ju ndihmojë për të mbajtur mend, shkruajeni synimin tuaj në një thënie “kur”. Për shembull, “Kur , unë ”. Këtu janë disa shembuj: “Kur udhëtoj me autobus, unë përsërit fjalët e fjalorit.”; “Kur gatuaj darkën, e përshkruaj atë që po bëj në anglisht.” dhe “Kur lutem, them në anglisht sa më shumë që të mundem.”

  2. Bëni veprimtari të përditshme në anglisht. Gjeni mënyra për ta zëvendësuar gjuhën tuaj amtare me anglishten në veprimtaritë tuaja të përditshme. Për shembull, kur dëgjoni muzikë, dëgjojeni në anglisht. Ide të tjera: shikoni filma në anglisht ose me titra në anglisht, ndryshojini veçoritë e telefonit tuaj në anglisht dhe lexojini shkrimet e shenjta në anglisht.

  3. Lexoni. Lexoni sa më shumë që të mundeni në anglisht. Lexojini në anglisht shkrimet e shenjta, bisedat e konferencave të përgjithshme, revistat, ditarët në internet, lajme dhe informacione të tjera.

  4. Dëgjoni. Dëgjoni me vëmendje sa më shumë që të mundeni. Dëgjoni regjistrime në internet, shkrime të shenjta, biseda, shfaqje, materiale filmike, shfaqje televizive apo filma.

  5. Flisni. Gjeni miq, familjarë dhe kolegë dhe ushtrohuni duke folur me ta. Tregoni për atë që keni mësuar dhe bërë për ta ushtruar anglishten. Krijoni një grup bashkëbisedimi në internet dhe dërgoni njoftime zanore.

  6. Shkruani. Gjeni mundësi për të shkruar në anglisht. Filloni të shkruani një ditar të përditshëm ose krijoni një grup bashkëbisedimi në internet. Përdorini fjalitë dhe fjalët e fjalorit që po i mësoni.

  7. Përfundojini veprimtaritë e mësimit. Bëni veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimeve në internet tek englishconnect.org ose në Fletoren e Punës të Kursit EnglishConnect.