“Mësimi 1: Mësimi i Hyrjes”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 1”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 1
Introductory Lesson
Mirë se Vini në Programin EnglishConnect! Jemi shumë të lumtur që jeni këtu. Ne jemi një komunitet njerëzish që po përpiqemi t’i zgjerojmë mundësitë tona duke mësuar anglisht. Ne mund të vijmë nga prejardhje të ndryshme, mund të flasim gjuhë të ndryshme dhe mund të kemi nivele të ndryshme të aftësisë së gjuhës angleze, por së bashku mund t’i arrijmë synimet tona.
Programi EnglishConnect është i ndryshëm nga shumica e programeve të mësimit të gjuhës angleze. Programi EnglishConnect është hartuar që t’ju ndihmojë për të zhvilluar aftësitë e gjuhës angleze në një mjedis besimi, shoqërimi dhe rritjeje. Kjo do të thotë që nuk do ta bëni këtë gjë të vetëm. Çdo njeri në grupin tuaj të programit EnglishConnect do ta përkrahë dhe nxitë njëri‑tjetrin. Gjithashtu do të thotë që ju do t’i zbatoni parimet shpirtërore të të mësuarit teksa studioni dhe mësoni.
Në këtë mësim do të paraqitim procesin që do të përdorni për secilin mësim në studimin tuaj vetjak dhe në grupin tuaj të bashkëbisedimit.
Le të fillojmë!
Conversation Group
Objektivi: Unë do të mësoj të paraqit veten dhe njerëzit e tjerë.
Ju Jeni një Fëmijë i Perëndisë
A e dinit se një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të arritur një synim, është që të përqendroheni te bindjet tuaja rreth vetvetes? Bindjet tuaja rreth aftësisë suaj do të kenë një ndikim të rëndësishëm te përpjekja dhe rezultatet tuaja. Mund të dyshoni tek aftësitë tuaja për shkak të dështimit të mëparshëm. Lajmi i mirë është që ju mund t’i ndryshoni bindjet tuaja. Kur i ndryshoni bindjet tuaja rreth vetvetes, mund t’i ndryshoni rezultatet tuaja. Fuqia për t’i ndryshuar bindjet tuaja rreth vetvetes vjen nga të kuptuarit e natyrës suaj të vërtetë.
Ju jeni fëmijë i Perëndisë. Ai ju do. Si fëmijë i Tij, ju keni një potencial dhe qëllim të përjetshëm. Ju keni aftësinë që të mësoni dhe të ndryshoni. Ju keni aftësinë që të rriteni dhe të përmirësoheni. Perëndia dëshiron t’ju ndihmojë që të përparoni. Ai dëshiron të bëhet palë me ju për t’ju ndihmuar që të arrini potencialin tuaj. Të bërit palë me Perëndinë për të mësuar anglishten do t’ju ndihmojë që ta njihni Atë më mirë. Ai gjithashtu do t’ju ndihmojnë që ta njihni më mirë vetveten.
Mund t’i luteni Perëndisë. Ai do t’ju dëgjojë. Mund t’i kërkoni Atij që t’ju ndihmojë për ta mësuar anglishten. Mund ta falënderoni Atë për bekimet tuaja. Teksa luteni, kushtojuni vëmendje mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Mund ta dini se Perëndia është atje, se Ai ju do dhe dëshiron t’ju ndihmojë. Mund të zgjidhni të besoni se jeni fëmijë i Perëndisë me potencial të përjetshëm dhe mund të kërkoni ndihmën e Tij për të mësuar anglisht.
Ponder
-
Si ndikon te bindjet tuaja rreth vetvetes dijenia se jeni fëmijë i Perëndisë?
-
Si mund t’ju ndihmojë që të mësoni anglisht dijenia se jeni fëmijë i Perëndisë?
Activity 1: Practice the Pattern
(10–15 minutes)
Part 1: Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Kur mësoni fjalët e fjalorit, përqendrohuni te kuptimi dhe shqiptimi i çdo fjale.
I/my |
unë/i imi/e imja |
you/your |
ti/i yti/e jotja/ju/i juaji/e juaja |
he/his |
ai/i tij/e tija |
she/her |
ajo/i saj/e saja |
no |
jo |
yes |
po |
name |
emri |
please |
ju lutem |
thank you/thanks |
ju faleminderit/faleminderit |
What is … ? |
Si është … ? [Në shqip: “Si quheni?”] |
Nice to meet you. |
Gëzohem që u takuam. |
Part 2: Ushtrojeni modelin 1 me një partner.
Ushtrojini modelet me një partner. Synimi juaj është që të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim dhe të kuptoni se çfarë po thuhet.
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
Krijoni sa më shumë pyetje të mundeni.
Example 1
What is your name?
Example 2
What’s his name?
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
Krijoni sa më shumë përgjigje të mundeni. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me vetë fjalët tuaja.
Example 1
My name is Rosa.
Example 2
His name is Niko.
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Bëni pyetje dhe jepni përgjigje duke përdorur modelet.
Example
-
A: Hi! What is your name?
-
B: Hello! My name is .
-
A: Nice to meet you.
-
B: What’s your name?
-
A: My name is .
-
B: Nice to meet you.
-
A: What’s her name?
-
B: Her name is Rosa.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(5–10 minutes)
Qëllimi i kësaj veprimtarie është që ju të përdorni modelet dhe fjalët e fjalorit për të ndërtuar vetë fjalitë tuaja.
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth emrit të secilit person. Bëjeni me radhë.
Example: Talia
-
A: What’s her name?
-
B: Her name is Talia.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(10–15 minutes)
Qëllimi i kësaj veprimtarie është që të keni një bashkëbisedim në anglisht.
Part 1
Takohuni me grupin tuaj. Pyeteni se si e ka emrin çdo nxënës në grupin tuaj. Jini krijues. Përdorni sa më shumë fjalë të dini.
Example
-
A: Hi, what’s your name?
-
B: My name is Mei. What is your name?
-
A: My name is Sione. Nice to meet you.
-
B: Nice to meet you. Goodbye.
-
A: Bye!
Part 2
Gjeni një partner dhe paraqiteni partnerin tuaj te grupi.
Example
-
A: Hi, what’s her name?
-
B: Her name is Luna. What is his name?
-
A: His name is Seth.
Përgatitja për Mësimin e Radhës
(5 minutes)
Perëndia është gjithmonë atje për të na përkrahur. Ai gjithashtu pret që ne të bëjmë gjithçka mundemi. Ju do të merrni dobi nga çdo përpjekje për t’u përgatitur për mësimin. Këtu janë tri gjëra që t’i bëni për secilin mësim përpara se të frekuentoni grupin tuaj të bashkëbisedimit:
-
Studiojeni parimin e të mësuarit.
-
Mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.
-
Ushtroni modelet.
Mund t’i gjeni këto tri gjëra në pjesën “Studimi Vetjak” në fillim të çdo mësimi. Mbani mend që të studioni dhe ushtroheni çdo ditë.