Mësimi i Gjuhës Angleze
Mësimi 8: Artikuj të Zakonshëm dhe të Përditshëm


“Mësimi 8: Artikuj të Zakonshëm dhe të Përditshëm”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 8”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

familje duke lexuar një libër

Lesson 8

Everyday Common Items

Objektivi: Unë do të mësoj të përdor fjalët ky/kjo, ai/ajo, këta/këto dhe ata/ato për të bërë pyetje rreth gjërave që i përkasin dikujt.

Personal Study

Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: Press Forward

Shkoni Përpara

With God’s help, I can press forward even when I face obstacles.

Me ndihmën e Perëndisë, unë mund të shkoj përpara edhe kur përballem me pengesa.

Të gjithë ne përballemi me sfida në jetë. Nganjëherë sfidat tona e bëjnë të vështirë për t’i përmbushur synimet tona. Nefi, një profet dhe udhëheqës në Librin e Mormonit, përjetoi shumë sfida. Ai e kaloi tërë jetën e vet duke i dhënë mësim dhe duke i shërbyer popullit të tij. E dinte se ata do të përballeshin me sfida të rënda dhe dëshironte t’i ndihmonte që të dinin se si të vazhdonin. Nefi dha mësim:

“Shkoni përpara me një vendosmëri në Krisht, duke pasur një ndriçim të përkryer të shpresës dhe një dashuri për Perëndinë dhe për gjithë njerëzit” (2 Nefi 31:20).

Edhe ju mund të shkoni përpara. Të “shkoni përpara me një vendosmëri në Krisht” do të thotë që ju mund të vazhdoni të përpiqeni, duke mirëbesuar te Jezu Krishti, edhe kur gjërat janë të vështira. Ju mirëbesoni se Ai do t’i bekojë përpjekjet tuaja edhe kur gjërat janë të vështira ose kur bëni gabime. Për shembull, ndoshta e vini re se po bëni gabime kur përpiqeni të flisni anglisht. Ndoshta e keni të vështirë që t’i kujtoni fjalët e reja. Mund të shkoni përpara dhe të vazhdoni të ushtroheni çdo ditë, duke mirëbesuar se Ai do t’ju ndihmojë që të mësoni. Pavarësisht nga sfidat që hasni, ju mund të shkoni përpara me besim.

Krishti dhe lindja e diellit

Ponder

  • Cilat janë mënyrat se si mund të “shkoni përpara” në mësimin e anglishtes?

  • Çfarë ju ndihmon që të vazhdoni të përpiqeni kur gjërat janë të vështira?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni të krijoni karta për t’ju ndihmuar që të mësoni përmendsh fjalë të reja. Ju mund të përdorni letër ose një program kompjuterik.

not

nuk

this/these

ky/kjo/këta/këto

that/those

ai/ajo/ata/ato

Nouns

book/books

libër/libra

chair/chairs

karrige/karriget

clock/clocks

orë/orët [në mur etj.]

computer/computers

kompjuter/kompjuterë

key/keys

çelës/çelësa

notebook/notebooks

fletore/fletoret

pen/pens

stilolaps/stilolapsa

pencil/pencils

laps/lapsa

phone/phones

telefon/telefona

table/tables

tavolinë/tavolinat

wallet/wallets

portofol/portofola

watch/watches

orë/orët [e dorës]

ikona c
Practice Pattern 1

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: What is this?A: This is a (noun).

Questions

modeli 1 pyetje çfarë është ky/kjo

Answers

modeli 1 përgjigje ai/ajo është një (emër)

Examples

orë [dore]

Q: What is this?A: This is a watch.

grumbull lapsash

Q: What are these?A: These are pencils.

Q: What is that?A: That is a key.

çelës

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i kuptoni rregullat në modele. Mendoni rreth mënyrës se si anglishtja është e ngjashme me gjuhën tuaj ose e ndryshme nga ajo.

Q: Is this my (noun)?A: Yes, it is.

Questions

modeli 2 pyetje a është ky/kjo (emër) im

Answers

modeli 2 përgjigje po, është

Examples

çelësat

Q: Is this your book?A: No, it is not.

Q: Are those her keys?A: Yes, they are.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: Press Forward

(20–30 minutes)

Krishti dhe lindja e diellit

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth artikujve në secilën figurë. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.

Example

grumbull librash
  • A: What are those?

  • B: Those are books.

  • A: Are those your books?

  • B: No, they are not my books.

Image 1

dy orë me zile

Image 2

tavolinë me karrige

Image 3

fletore shënimesh

Image 4

çelësat

Image 5

lapsa me ngjyra

Image 6

burrë duke mbajtur librin në bibliotekë

Image 7

dy gra duke përdorur telefonat e tyre

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Zgjidhni pesë sende në dhomë. Tregojani ato partnerit tuaj. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilit send. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.

Example

telefon celular i zi
  • A: What is that?

  • B: That is a phone.

  • A: Is it your phone?

  • B: Yes, it is.

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Say what something is.

    Të them se çfarë është diçka.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur dhe fytyrë e lumtur
  • Use this, that, these, and those.

    T’i përdor fjalët ky/kjo, ai/ajo, këta/këto dhe ata/ato.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur dhe fytyrë e lumtur
  • Ask if something belongs to someone.

    Të pyes nëse diçka i përket dikujt.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur dhe fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësoni përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

“Mos u dorëzoni. Vazhdoni të ecni. Vazhdoni të përpiqeni. Ka ndihmë dhe lumturi përpara jush … Gjithçka do të jetë në rregull në fund. Mirëbesojini Perëndisë dhe besoni në gjërat e mira që do të vijnë” (Jeffrey R. Holland, “‘An High Priest of Good Things to Come’”, Ensign, nëntor 1999, f. 38).