“Mësimi 8: Artikuj të Zakonshëm dhe të Përditshëm”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 8”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 8
Everyday Common Items
Objektivi: Unë do të mësoj të përdor fjalët ky/kjo, ai/ajo, këta/këto dhe ata/ato për të bërë pyetje rreth gjërave që i përkasin dikujt.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Press Forward
Shkoni Përpara
With God’s help, I can press forward even when I face obstacles.
Me ndihmën e Perëndisë, unë mund të shkoj përpara edhe kur përballem me pengesa.
Të gjithë ne përballemi me sfida në jetë. Nganjëherë sfidat tona e bëjnë të vështirë për t’i përmbushur synimet tona. Nefi, një profet dhe udhëheqës në Librin e Mormonit, përjetoi shumë sfida. Ai e kaloi tërë jetën e vet duke i dhënë mësim dhe duke i shërbyer popullit të tij. E dinte se ata do të përballeshin me sfida të rënda dhe dëshironte t’i ndihmonte që të dinin se si të vazhdonin. Nefi dha mësim:
“Shkoni përpara me një vendosmëri në Krisht, duke pasur një ndriçim të përkryer të shpresës dhe një dashuri për Perëndinë dhe për gjithë njerëzit” (2 Nefi 31:20).
Edhe ju mund të shkoni përpara. Të “shkoni përpara me një vendosmëri në Krisht” do të thotë që ju mund të vazhdoni të përpiqeni, duke mirëbesuar te Jezu Krishti, edhe kur gjërat janë të vështira. Ju mirëbesoni se Ai do t’i bekojë përpjekjet tuaja edhe kur gjërat janë të vështira ose kur bëni gabime. Për shembull, ndoshta e vini re se po bëni gabime kur përpiqeni të flisni anglisht. Ndoshta e keni të vështirë që t’i kujtoni fjalët e reja. Mund të shkoni përpara dhe të vazhdoni të ushtroheni çdo ditë, duke mirëbesuar se Ai do t’ju ndihmojë që të mësoni. Pavarësisht nga sfidat që hasni, ju mund të shkoni përpara me besim.
Ponder
-
Cilat janë mënyrat se si mund të “shkoni përpara” në mësimin e anglishtes?
-
Çfarë ju ndihmon që të vazhdoni të përpiqeni kur gjërat janë të vështira?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni të krijoni karta për t’ju ndihmuar që të mësoni përmendsh fjalë të reja. Ju mund të përdorni letër ose një program kompjuterik.
not |
nuk |
this/these |
ky/kjo/këta/këto |
that/those |
ai/ajo/ata/ato |
Nouns
book/books |
libër/libra |
chair/chairs |
karrige/karriget |
clock/clocks |
orë/orët [në mur etj.] |
computer/computers |
kompjuter/kompjuterë |
key/keys |
çelës/çelësa |
notebook/notebooks |
fletore/fletoret |
pen/pens |
stilolaps/stilolapsa |
pencil/pencils |
laps/lapsa |
phone/phones |
telefon/telefona |
table/tables |
tavolinë/tavolinat |
wallet/wallets |
portofol/portofola |
watch/watches |
orë/orët [e dorës] |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: What is this?A: This is a (noun).
Examples
Q: What is this?A: This is a watch.
Q: What are these?A: These are pencils.
Q: What is that?A: That is a key.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i kuptoni rregullat në modele. Mendoni rreth mënyrës se si anglishtja është e ngjashme me gjuhën tuaj ose e ndryshme nga ajo.
Q: Is this my (noun)?A: Yes, it is.
Examples
Q: Is this your book?A: No, it is not.
Q: Are those her keys?A: Yes, they are.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth artikujve në secilën figurë. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: What are those?
-
B: Those are books.
-
A: Are those your books?
-
B: No, they are not my books.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Zgjidhni pesë sende në dhomë. Tregojani ato partnerit tuaj. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilit send. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.
Example
-
A: What is that?
-
B: That is a phone.
-
A: Is it your phone?
-
B: Yes, it is.