“Mësimi 19: Paraja”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 19”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 19
Money
Objektivi: Unë do të mësoj se si të bëj pyetje dhe të jap përgjigje rreth blerjes së gjërave.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ
Ushtroni Besim te Jezu Krishti
Jesus Christ can help me do all things as I exercise faith in Him.
Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.
Një ditë Jezu Krishti po u jepte mësim mijëra njerëzve në një vend të shkretë. Jezusi dhe dishepujt e Tij ishin të shqetësuar ngaqë njerëzit nuk sollën ushqime. Një djalë nga grupi ofroi pesë bukë dhe dy peshq për t’i ndarë me të tjerë. Shumë njerëz pyesnin veten se si vetëm pesë bukë e dy peshq mund t’i ushqenin të gjithë njerëzit. Por Jezusi e falënderoi Perëndinë për ushqimin, e bekoi atë, e ndau në kosha dhe i dërgoi dishepujt e vet që ta shpërndanin. Bibla thotë:
“Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; … tepricat [u mblodhën] në dymbëdhjetë kosha plot” (Mateu 14:20).
Të gjithë hëngrën dhe pati tepricë ushqimi. Ishte një mrekulli. Në mënyrë të ngjashme mund të ndieni se nuk keni kohë të mjaftueshme për të studiuar anglisht. Ndiqni shembullin e Jezusit në këtë histori. Falënderojeni Perëndinë për atë kohë dhe energji që keni dhe kërkojini Atij që ta bekojë atë. Nëse jepni çfarë mundeni me besim, Perëndia mund ta rritë aftësinë tuaj. Edhe nëse keni vetëm një kohë të paktë, ndoshta mund të studioni disa modele ose përpiquni të përdorni disa fjalë të reja çdo ditë. Perëndia mund t’i bëjë përpjekjet tuaja më të frytshme. Të pasurit besim te Jezu Krishti dhe ndjekja e shembullit të Tij mund t’ju ndihmojnë të bëni më shumë nga ç’e menduat se ishte e mundur.
Ponder
-
Si mund t’ju ndihmojë Perëndia që të mësoni anglisht?
-
Mendoni për një kohë kur Perëndia ju ndihmoi të bëni më shumë nga ç’e menduat se ishte e mundur. Çfarë bëtë ju? Çfarë bëri Ai?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’i zbatoni fjalët në jetën tuaj. Mendoni për kohën dhe vendin ku mund t’i përdorni këto fjalë.
buy |
blej |
cost/costs |
kushtoj/kushton |
want |
dëshiroj |
How much does this cost? |
Sa kushton kjo? |
Nouns
coat/coats |
pallto/palltot |
dress/dresses |
fustan/fustane |
pants |
pantallona |
shirt/shirts |
bluzë/bluzat këmishë/këmishët |
shoe/shoes |
këpucë/këpucët |
tie/ties |
kravatë/kravatat |
car/cars |
makinë/makinat |
phone/phones |
telefon/telefona |
Price
$50/fifty dollars |
50 dollarë/pesëdhjetë dollarë |
Adjectives
cheap |
i lirë |
expensive |
i shtrenjtë |
good |
i mirë |
bad |
i keq |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: How much does this (noun) cost?A: It costs (price).
Examples
Q: How much does this phone cost?A: It costs five hundred dollars.
Q: How much do these pants cost?A: They cost twenty dollars.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni të mësoni më shumë rreth modeleve në këtë mësim. Merreni parasysh të përdorni libra ose faqe interneti mbi gramatikën.
Q: Do you want to buy this (noun)?A: Yes, this (noun) is (adjective).
Examples
Q: Do you want to buy that car?A: Yes, that car is cheap.
Q: Does she want to buy these shoes?A: No, those shoes are expensive.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Conversation Group
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Zgjidhni një çmim për secilin artikull. Mos i tregoni partnerit tuaj se cilin çmim zgjodhët. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth asaj se sa kushton secili artikull. Bëjeni me radhë.
New Vocabulary
apple/apples |
mollë/mollët |
motorcycle/motorcycles |
motoçikletë/motoçikletat |
table/tables |
tavolinë/tavolinat |
Example
-
A: How much do your apples cost?
-
B: They cost three dollars. Do you want to buy these apples?
-
A: Yes, those apples are cheap.
-
B: How much do your apples cost?
-
A: My apples cost five dollars. Do you want to buy these apples?
-
B: No, those apples are expensive.
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Interpretoni me role. Partneri A po bën pazar për veshje dhe ka 50 dollarë për të shpenzuar. Partneri B punon në një dyqan veshjesh. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth artikujve në secilën figurë. Partneri A vendos se çfarë të blejë dhe nuk mund të shpenzojnë më shumë se 50 dollarë. Ndërrojini rolet.
New Vocabulary
pretty |
i bukur |
ugly |
i shëmtuar |
Why not? |
Pse jo? |
Yes, I want to buy it. |
Po, dua ta blej atë. |
No, I don’t want to buy it. |
Jo, nuk dua ta blej atë. |
Example
-
A: How much does this shirt cost?
-
B: It costs 15 dollars. Do you want to buy it?
-
A: No, I don’t want to buy it.
-
B: Why not?
-
A: That shirt is expensive and ugly.