Mësimi i Gjuhës Angleze
Mësimi 19: Paraja


“Mësimi 19: Paraja”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 19”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

grua dhe burrë duke bërë një qilim

Lesson 19

Money

Objektivi: Unë do të mësoj se si të bëj pyetje dhe të jap përgjigje rreth blerjes së gjërave.

Personal Study

Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ

Ushtroni Besim te Jezu Krishti

Jesus Christ can help me do all things as I exercise faith in Him.

Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.

Një ditë Jezu Krishti po u jepte mësim mijëra njerëzve në një vend të shkretë. Jezusi dhe dishepujt e Tij ishin të shqetësuar ngaqë njerëzit nuk sollën ushqime. Një djalë nga grupi ofroi pesë bukë dhe dy peshq për t’i ndarë me të tjerë. Shumë njerëz pyesnin veten se si vetëm pesë bukë e dy peshq mund t’i ushqenin të gjithë njerëzit. Por Jezusi e falënderoi Perëndinë për ushqimin, e bekoi atë, e ndau në kosha dhe i dërgoi dishepujt e vet që ta shpërndanin. Bibla thotë:

“Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; … tepricat [u mblodhën] në dymbëdhjetë kosha plot” (Mateu 14:20).

Të gjithë hëngrën dhe pati tepricë ushqimi. Ishte një mrekulli. Në mënyrë të ngjashme mund të ndieni se nuk keni kohë të mjaftueshme për të studiuar anglisht. Ndiqni shembullin e Jezusit në këtë histori. Falënderojeni Perëndinë për atë kohë dhe energji që keni dhe kërkojini Atij që ta bekojë atë. Nëse jepni çfarë mundeni me besim, Perëndia mund ta rritë aftësinë tuaj. Edhe nëse keni vetëm një kohë të paktë, ndoshta mund të studioni disa modele ose përpiquni të përdorni disa fjalë të reja çdo ditë. Perëndia mund t’i bëjë përpjekjet tuaja më të frytshme. Të pasurit besim te Jezu Krishti dhe ndjekja e shembullit të Tij mund t’ju ndihmojnë të bëni më shumë nga ç’e menduat se ishte e mundur.

Krishti duke ushqyer turmën

Ponder

  • Si mund t’ju ndihmojë Perëndia që të mësoni anglisht?

  • Mendoni për një kohë kur Perëndia ju ndihmoi të bëni më shumë nga ç’e menduat se ishte e mundur. Çfarë bëtë ju? Çfarë bëri Ai?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’i zbatoni fjalët në jetën tuaj. Mendoni për kohën dhe vendin ku mund t’i përdorni këto fjalë.

buy

blej

cost/costs

kushtoj/kushton

want

dëshiroj

How much does this cost?

Sa kushton kjo?

Nouns

coat/coats

pallto/palltot

dress/dresses

fustan/fustane

pants

pantallona

shirt/shirts

bluzë/bluzat këmishë/këmishët

shoe/shoes

këpucë/këpucët

tie/ties

kravatë/kravatat

car/cars

makinë/makinat

phone/phones

telefon/telefona

Price

$50/fifty dollars

50 dollarë/pesëdhjetë dollarë

Shihni shtojcën për më shumë numbers.

Shihni shtojcën për më shumë currency.

Adjectives

cheap

i lirë

expensive

i shtrenjtë

good

i mirë

bad

i keq

ikona c
Practice Pattern 1

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: How much does this (noun) cost?A: It costs (price).

Questions

modeli 1 pyetje sa kushton ky/kjo (emër)

Answers

modeli 1 përgjigje kushton (çmimi)

Examples

telefon celular i zi

Q: How much does this phone cost?A: It costs five hundred dollars.

Q: How much do these pants cost?A: They cost twenty dollars.

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni të mësoni më shumë rreth modeleve në këtë mësim. Merreni parasysh të përdorni libra ose faqe interneti mbi gramatikën.

Q: Do you want to buy this (noun)?A: Yes, this (noun) is (adjective).

Questions

modeli 2 pyetje a dëshironi ta blini këtë (emër)

Answers

modeli 2 përgjigje po, ky/kjo (emër) është (mbiemër)

Examples

makinë e bardhë

Q: Do you want to buy that car?A: Yes, that car is cheap.

këpucë të zeza

Q: Does she want to buy these shoes?A: No, those shoes are expensive.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: Exercise Faith in Jesus Christ

(20–30 minutes)

Krishti duke ushqyer turmën

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

Vështrojini figurat. Zgjidhni një çmim për secilin artikull. Mos i tregoni partnerit tuaj se cilin çmim zgjodhët. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth asaj se sa kushton secili artikull. Bëjeni me radhë.

New Vocabulary

apple/apples

mollë/mollët

motorcycle/motorcycles

motoçikletë/motoçikletat

table/tables

tavolinë/tavolinat

Example

mollët
  • A: How much do your apples cost?

  • B: They cost three dollars. Do you want to buy these apples?

  • A: Yes, those apples are cheap.

  • B: How much do your apples cost?

  • A: My apples cost five dollars. Do you want to buy these apples?

  • B: No, those apples are expensive.

Image 1

tavolinë

Image 2

këpucë të gjelbra për kostum

Image 3

motoçikletë

Image 4

telefon celular i zi

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Interpretoni me role. Partneri A po bën pazar për veshje dhe ka 50 dollarë për të shpenzuar. Partneri B punon në një dyqan veshjesh. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth artikujve në secilën figurë. Partneri A vendos se çfarë të blejë dhe nuk mund të shpenzojnë më shumë se 50 dollarë. Ndërrojini rolet.

New Vocabulary

pretty

i bukur

ugly

i shëmtuar

Why not?

Pse jo?

Yes, I want to buy it.

Po, dua ta blej atë.

No, I don’t want to buy it.

Jo, nuk dua ta blej atë.

Example

  • A: How much does this shirt cost?

  • B: It costs 15 dollars. Do you want to buy it?

  • A: No, I don’t want to buy it.

  • B: Why not?

  • A: That shirt is expensive and ugly.

Image 1

40 dollars

fustan bojë rozë

Image 2

20 dollars

këpucë të verdha me taka të larta

Image 3

25 dollars

këpucë burrash bojë kafe për kostum

Image 4

10 dollars

kravatë portokalli dhe gri

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Ask and answer questions about how much something costs.

    Të bëj pyetje dhe të jap përgjigje rreth asaj se sa kushton diçka.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Say why I want to buy something.

    Të them përse dua të blej diçka.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Say why I don’t want to buy something.

    Të them përse nuk dua ta blej diçka.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësoni përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

“Vërtet, besimi është fuqia që i aftëson të pamundurit për të kryer të pamundurën. Mos e zvogëloni besimin që e keni tashmë” (Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 104).