Mësimi i Gjuhës Angleze
Mësimi 20: Shtëpia


“Mësimi 20: Shtëpia”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)

“Mësimi 20”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit

të reja në tempull

Lesson 20

Home

Objektivi: Unë do të mësoj si të bëj pyetje dhe të jap përgjigje rreth vendit ku jeton dikush.

Personal Study

Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.

ikona a
Study the Principle of Learning: Love and Teach One Another

Duajeni dhe Jepini Mësim Njëri‑Tjetrit

I can learn by the Spirit as I love, teach, and learn with others.

Unë mund të mësoj me anë të Shpirtit ndërsa i dua të tjerët, u jap mësim dhe mësoj me të tjerët.

Ju jeni fëmijë i Perëndisë. Ai dëshiron t’ju ndihmojë që të rriteni dhe të përparoni. Ai dëshiron t’ju ndihmojë që të zhvilloni aftësi të reja dhe të mësoni shumë gjëra të mira. Një mënyrë e rëndësishme për të mësuar është që t’i jepni mësim dikujt tjetër. Kur i jepni mësim një personi tjetër, mund të rritet kuptimi juaj vetjak. Perëndia ju ka dhënë një premtim të mrekullueshëm:

“Dhe unë ju jap urdhërim që ju duhet t’ia mësoni njëri‑tjetrit doktrinën e mbretërisë.

I mësoni me zell dhe hiri im do të jetë me ju, që ju të udhëzoheni në mënyrë më të përsosur …

Me qëllim që ju të mund të përgatiteni në gjithçka” (Doktrina e Besëlidhje 88:77–78, 80).

Kur i japim mësim dhe i shërbejmë njëri‑tjetrit, ne e ftojmë Shpirtin të jetë me ne. Shpirti mund të na ndihmojë që të kuptojmë më mirë dhe të mësojmë më shpejt. Dhënia mësim të tjerëve është një mënyrë se si Perëndia e rrit aftësinë tonë për të mësuar. Nganjëherë kemi frikë t’u jap mësim të tjerëve. Nganjëherë mendojmë se nuk kemi ndonjë gjë për ta ofruar. Por Perëndia e di se ju keni kaq shumë mirësi për ta ndarë me të tjerët. Kur e tregojmë atë që po mësojmë vetë, ne po e mësojmë njëri‑tjetrin. Kur u jepni mësim të tjerëve dhe tregoni përvojat tuaja, Shpirti do t’ju ndihmojë të mësoni edhe më shumë vetë.

tre njerëz në klasën e anglishtes duke buzëqeshur

Ponder

  • Si mund t’ju ndihmojë dhënia mësim ndaj dikujt tjetër që ta rritni të mësuarit tuaj?

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të ndihmoni për t’u dhënë mësim dhe për t’i përkrahur njerëzit në grupin tuaj të programit EnglishConnect?

ikona b
Memorize Vocabulary

Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’u vini etiketa gjërave në shtëpinë tuaj që t’ju ndihmojnë për t’i mbajtur mend fjalët në anglisht.

Where do you live?

Ku jetoni [banoni]?

I live in …

Unë jetoj në …

Nouns 1

apartment

apartament

house

shtëpi

Nouns 2

bathroom/bathrooms

banjë/banjat

bedroom/bedrooms

dhomë gjumi/dhoma gjumi

closet/closets

dollap/dollapë

dining room

dhomë ngrënieje

family room

dhomë familjare

kitchen

kuzhinë

living room

dhomë ndenjjeje

room/rooms

dhomë/dhomat

stairs

shkallët

Prepositions

above

lart/mbi

across from

përballë

below

më poshtë

next to

pranë/në krah të

left of/to the left of

majtas/në të majtë të

right of/to the right of

djathtas/në të djathtë të

ikona c
Practice Pattern 1

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.

Q: Where do you live?A: I live in an (noun 1).

Questions

modeli 1 pyetje ku jetoni

Answers

modeli 1 përgjigje unë jetoj në një (emër 1)

Examples

godinë apartamentesh në një ndërtesë të lartë

Q: Where do you live?A: I live in an apartment.

Q: Where does she live?A: She lives in a house.

shtëpi me pemë palmash

ikona d
Practice Pattern 2

Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Përpiquni t’i thoni modelet me zë të lartë. Merreni parasysh ta incizoni veten tuaj. Kushtojuni vëmendje shqiptimit dhe rrjedhshmërisë suaj.

Q: Where is the (noun 2)?A: It’s (preposition) the (noun 2).

Questions

modeli 2 pyetje ku është (emër 2)

Answers

modeli 2 përgjigje është (parafjalë) (emër 2)

Examples

planimetria e dhomës së gjumit dhe dollapit të apartamentit

Q: Where is the closet?A: It’s next to the bedroom.

planimetria e kuzhinës dhe dhomës së ngrënies të apartamentit

Q: Where is the dining room?A: It’s to the right of the kitchen.

ikona e
Use the Patterns

Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.

Additional Activities

Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.

Act in Faith to Practice English Daily

Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.

Conversation Group

Discuss the Principle of Learning: Love and Teach One Another

(20–30 minutes)

tre njerëz në klasën e anglishtes duke buzëqeshur

ikona 1
Activity 1: Practice the Patterns

(10–15 minutes)

Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.

Ushtrojeni modelin 1 me një partner:

  • Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.

  • Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.

  • Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.

Përsëriteni për modelin 2.

ikona 2
Activity 2: Create Your Own Sentences

(10–15 minutes)

Bëni pyetje dhe jepni përgjigje se ku jetoni ju dhe familja juaj. Bëjeni me radhë. Ndërrojini partnerët dhe ushtrohuni përsëri.

grua duke derdhur çaj
  • A: Where do you live?

  • B: I live in an apartment.

  • A: Where is the kitchen in your apartment?

  • B: In my apartment, the kitchen is next to the living room.

ikona 3
Activity 3: Create Your Own Conversations

(15–20 minutes)

Part 1

Vështrojeni planimetrinë e katit. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje se ku janë dhomat. Bëjeni me radhë.

planimetria e apartamentit
Example
  • A: Where is the dining room?

  • B: The dining room is to the right of the kitchen.

Part 2

Vizatoni me të shpejtë një planimetri kati. Emërtoni dhomat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje lidhur me planimetrinë e katit. Thoni sa më shumë që të mundeni. Bëjeni me radhë.

New Vocabulary

How many bedrooms are there?

Sa dhoma gjumi ka?

Is there a living room?

A ka një dhomë ndenjjeje?

Example
  • A: How many rooms are there?

  • B: There are two rooms.

  • A: Is there a kitchen?

  • B: Yes, there is.

  • A: Where is the living room?

  • B: The living room is next to the kitchen.

Evaluate

(5–10 minutes)

Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.

Evaluate Your Progress

I can:

  • Talk about where I live.

    Të flas për vendin ku jetoj unë.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Ask and talk about where others live.

    Të pyes dhe të flas për vendin ku jetojnë njerëz të tjerë.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur
  • Say where rooms are in a house or an apartment.

    Të them se ku janë dhomat në një shtëpi apo apartament.

    fytyrë pa shprehje, fytyrë e kënaqur, fytyrë e lumtur

Evaluate Your Efforts

Vlerësoni përpjekjet tuaja që:

  1. Të studioni parimin e të mësuarit.

  2. Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.

  3. T’i ushtroni modelet.

  4. Të ushtroheni çdo ditë.

Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.

Tregojani synimin tuaj një partneri.

Act in Faith to Practice English Daily

“Nëse japim mësim dhe mësojmë sipas mënyrës që e ka përshkruar Zoti, ai do të dërgojë Shpirtin e tij për të na lartësuar dhe ndriçuar teksa e bëjmë këtë gjë” (Dallin H. Oaks, “Teaching and Learning by the Spirit”, Ensign, mars 1997, f. 6).